Ze Roberto mbetet në Hamburg

Ze Roberto e ka harruar zhgënjimin, për faktin se nuk mundi ta dërgonte Hamburgun në finale të Europa League, përpara njerëzve të vet. 36-vjeçari ka vendosur të qëndrojë, pasi ka marrë lëvdata nga trajneri i ri i ekipit, Armin Veh.
“Ajo intervistë ishte mjaft pozitive. Kam mundur të kuptoj se objektivat tona për skuadrën janë mjaft të njëjta, kështu që jam i kënaqur. Nuk kam arsye të largohem. Në Hamburg familja ime ia kalon mirë, ashtu edhe unë. Për mua ishte e rëndësishme të kisha një dialog të mirë me trajnerin. Në ekipin e Hamburgut është formuar një familje e madhe”, tha ish-futbollisti i Bayern Munchenit.