E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, vjen goditja e parë: Simone Pepe

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 12 milionë eurove, përfshirë edhe huazimin e dy prej lojtarëve të ekipit të rinjve: Ekdal dhe Imobile. Tashmë pritet vetëm firma e Pepes, në pritje të rikthimit nga grumbullimi me kombëtaren në Botërorin e Afrikës së Jugut. Për lojtarin është gati një kontratë katër vjeçare.

Në rrugë të mbarë janë bisedimet edhe për mesfushorin Kandreva, për gjysmën e mbetur të kartonit të të cilit Juventusi ka rënë dakord t’i paguajë Livornos shtatë milionë euro. “Zonja” ka bërë edhe një ofertë prej shtatë milionë eurosh plus kartonin e njërit mes De çeljes dha Xhovinkos, për të marrë mesfushorin e Romës, Marko Mota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›