E Diel, 1 Nëntor 2026

Gigs, lojtari më i mirë i të gjitha kohëve te Junajtid

SHKRUAN: Jeton Selimi 02-02-2011 11:09

Fansat e Mançester Junajtid kanë votuar mesfushorin veteran Rajan Gigs si lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, të klubit. Sondazhi është realizuar me lexuesit e revistës zyrtare të klubit, Inside United, dhe faqes zyrtare ManUtd.com. Pavarësisht të gjitha arritjeve, Gigs thotë se ai ka qenë i befasuar që ka kryesuar në sondazh. “Duket se e gjitha është në varësi të opinionit dhe çdokush ka mendime të ndryshme; por kur më thanë, sinqerisht nuk munda të besoj, veçanërisht pasi aty ka aq shumë lojtarë të shkëlqyer. Nuk kam përfunduar ende me futbollin, ndihem shkëlqyeshëm dhe shpresoj të vazhdoj edhe për një kohë”, ka thënë Gigs.

10 lojtarët më të mirë të Mançesterit

1) Rajan Gigs

2) Erik Kantona

3) Xhorxh Best

4) Bobi Çarlton

5) Kristiano Ronaldo

6) Pol Skols

7) David Bekham

8) Roi Kin

9) Peter Shmaikel

10) Uejni Runi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›