E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa poshtë Skela. Firmos në kategorinë e 5-të!

SHKRUAN: Jeton Selimi 02-02-2011 11:15

Mbase nuk ishte kjo mënyra më e mirë që një prej legjendave kuqezi ta mbyllte karrierën. Mund të duke e pabesueshme, por Ervin Skela ka zgjedhur të luajë për skuadrën e kategorisë së pestë në Gjermani, TSV Vindek. "Pak përpara fundit të merkatos kemi arritur një marrëveshje”, tregon me buzëqeshje drejtuesi i skuadrës Heiko Sholc për shtypin gjerman. Kapiteni 34-vjeçar i përfaqësueses shqiptare, i cili prej kohësh është pa ekip, do të kishte dashur të luante në një nga ligat e para gjermane si Këlni, Karlsruhe apo Bielefeldi. Por mesa duket, pamundësia për të rënë dakord, e ka detyruar atë të zgjedhë klubin rajonal, që mesa duket i ka plotësuar kërkesat financiare. Skela, ish-pjesëtar i Kaizerslautern, Frankfurtit, Bielefeldit, Kotbusit e Koblenzit, ka luajtur ne total 68 ndeshje në Bundesligë 1 (21 gola) dhe 145 në Bundesligën 2 (32). Po cila është historia e klubit të TSV Vindek? Bëhet fjalë për një klub të distriktit të Datenfeld, North Rine-Vestfalia dhe është formuar vetëm në qershor 2009 nga bashkimi i FC Germania Datenfeld, Vindek FC dhe TSV Dreisel. Skuadra i luan ndeshjet në “Germania Datenfelder Sports Park”, me një kapacitet prej 1,000 vendesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›