E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gilardino mbetet në Fiorentina

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 17:05

Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardino nuk do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Beppe Bozzo.

Reprezentuesi italian spekulohej se mund të transferohet në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo Bozzo ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Firencë.

“Ku do të luajë Gilardino në sezonin e ardhshëm? Fiorentina, nuk ka dyshim”, tha Bozzo për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Gilardino ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të vitit 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›