Negredo, i lumtur në Sevilla

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 19:19
Sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo ka thënë se është i lumtur të mbetet në klub, pavarësisht interesimit nga Tottenham Hotspur.
Ish sulmuesi i Real Madridit spekulohej me transferim në White Hart Lane gjatë afatit kalimtar të verës, por ka insistuar se dëshiron të mbetet në Ramon Sanchez Pizjuan.
“Ndihem rehat këtu në Sevilla. Dua të vazhdoj në këtë klub dhe së bashku me Kanouten të sjell tituj në Sevilla”, tha Negredo, i cili iu bashkua Sevillas nga Reali për 15 milionë euro në verën e vitit 2009.