Gilman Lika, heroi i Vllaznisë

Vllaznia përjetoi një nga ndeshjet më dramatike të kohëve të fundit, kur vetëm në minutën e fundit të shtesës prej 5 minuta arriti të barazojë 2-2 me Flamurtarin. Heroi i Vllaznisë e ka emrin Gilman Lika që shënoi dy gola në këtë takim. I vecantë është fakti se në këtë ndeshje kundër Vllaznisë shënuan dy ish-lojtarë të saj Ricard Bokotola dhe Sasa Delain.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa menjeherë pas një minute nga fillimi i pjesës së dytë shënoi Ricard Bokotola (46'). Vllaznia barazoi pas gati 20 minutash me anë të Gilman Likës (75'), por sërish Flamurtati kaloi në avantazh me anë të Sasa Delain (77') që shënoi nga pika e penalltisë. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, Gilman Lika shfrytëzoi në mënyrë maksimale shtesën e akorduar nga gjyqtari Albano Janku duke barazuar rezultatin në 2-2. Ky ishte barazimi i parë i Flamurtarit jashtë, njëherësh edhe pika e parë në transfertë.
Vllaznia-Flamurtari 2-2
Shënues: Gilman Lika 75', 90'/ Ricard Bokotola 46', Delain 77'(p)