E Diel, 1 Nëntor 2026

Gilman Lika, një "pasha" kuqezi në kampionatin turk

 Futbollisti i Kombëtares tregon jetën e tij tek skuadra e Bolusporit në kampionatin turk të futbollit si dhe dëshirat dhe ambiciet për të ardhmen.    Aktualisht ai luan në kampionatin turk, duke qenë një ndër idhujt e skuadrës së Bolusporit. Gjithsesi shpreson shumë që së shpejti të lëvizë nga kjo skuadër drejt një kampionati më prestigjioz. I gjendur pranë familjes në Shkodër, në këto ditë festash Lika treguar pjesë nga jeta e tij turke. Sa e vështirë ka qenë të ambientoheshit në Turqi?Nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi kultura turke pak a shumë është e përafërt me kulturën shqiptare, po vështirësi kam pasur me të folurin (gjuhën), pasi në fillim ishim me Sukajn dhe Telin.  Duke qenë se flisnim të tre shqip me njëri-tjetrin e kishim të vështirë t'i kushtonim vëmendje turqishtes.Po tani keni mësuar ndopak turqisht?Po, kam mësuar vetëm fjalët kryesore, si për shembull: flas shumë mirë fjalën "faleminderit" në gjuhën turke.Tifozët e Bolusporit duket se të duan shumë?Po, duke qenë se jam jabanxhi atje, më duan shumë dhe paraqitja e mirë në ekip më ka ndihmuar natyrisht.Kur ke qenë i vogël ke dashur të merresh me ndonjë sport tjetër veç futbollit?Jo, jo! Që në moshën 6-7 vjeçare jam marrë me këtë sport dhe nuk kam pasur të tjera synime apo dëshira.Kush ishte idhulli juaj, të cilit do kishe dëshirë t'i ngjasoje?Kam qenë pak komercial në preferencë, pasi më pëlqenin ata që ishin në formë të mirë për momentin. Megjithatë edhe unë si gjithë të tjerët kam pasur preferencat e mia. Nganjëherë ishte Roberto Karlos, pastaj Zidane, Ronaldo e kështu me radhë.Kush ka qenë mbështetësi kryesor për ty?Ai, që më ka mbështetur gjithmonë ka qenë babai dhe gjej rastin ta falënderoj. Ai ka qenë burim force për mua.Cili është momenti më i bukur, që të kujtohet tani për tani?Ka shumë momente të bukura dhe të shëmtuara, por në këto momente më kujtohen emocionet, që kam pasur kur jam aktivizuar për herë të parë me kombëtaren, pasi kombëtarja është ëndrra e çdo futbollisti, e sidomos kur je i vogël. Aty kam pasur shumë frikë se si do të dal, sepse ishte aktivizimi i parë me kombëtaren ka qenë një takim shumë i rëndësishëmTani në kombëtare, përveç teje dhe Salihit nuk ka shkodranë të tjerë të grumbulluar me kuqezinjtë, mendoni se është një fakt negativ për Shkodrën?Ashtu është, por mendoj që tani Vllaznia po furnizohet nga të rinjtë dhe për dy vite të tjera kombëtarja do të furnizohet përsëri nga shkodranët, pasi gjithmonë kombëtarja ka pasur shkodranë në formacionin e saj.Cila është ëndrra juaj?Të luaj me një ekip më të madh se kaq. Nuk kam emra konkretë vetëm që kam ëndërr të luaj me një ekip më të madh.Marrë me shkurtime nga "Vllaznimi shkodran".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›