E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulejman Demollari e Ardian Mema "zbulojnë" 50 talentë të rinj në Greqi

 Nga data 21 dhjetor, deri më datë 23 dhjetor në Athinë trajnerët e Kombëtareve U-17 dhe U-15, Ardian Mema dhe Sulejman Demollari kanë ndjekur nga afër lojtarët që janë paraqitur në grumbullimet e radhës. Ndërkohë, në ditën e tretë të këtij grumbullimi, janë zhvilluar dy ndeshje miqësore me skuadrën greke të Atromitos FC, ku të gjithë lojtarët e grumbulluar kanë treguar vlerat e tyre. Në këto grumbullime kanë marrë pjesë lojtarë shqiptarë që aktivizohen në Greqi, të datëlindjeve 1994 dhe 1995. Ndërkohë, FSHF po organizon një grumbullim të ngjashëm në Athinë me lojtarët e datëlindjeve 1990-1991-1992-1993, kandidatë për Ekipet Kombëtare U-21 dhe U-19.  Ky grumbullim do të zhvillohet nga data 18.01.2010 deri më datë 20.01.2010. Njëkohësisht, FSHF po përgatitet që të zhvillojë grumbullime të ngjashme në vende të tjera të Evropës gjatë muajve të parë të vitit 2010, duke filluar nga Italia. Grumbullimi i parë në Itali, i cili do të zhvillohet me 18-19 janar 2010, do t'i përkasë datëlindjeve 1994 dhe 1995.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›