E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giorgo Armani, ish-ushtari që vesh botën

Autori i Lajmit: red.
Si u gjendët për herë të parë në botën e modës?
Ndodhi aksidentalisht. Po kryeja shërbimin ushtarak dhe mora 20 ditë pushim për të shkuar në Milano. Një shok më tha: "Do të punosh për dy javë për një fotograf në magazinën e tij?". Thashë po. Fillova të asistoja fotografin, duke dizenjuar dritaret dhe gjëra të tjera. Menjëherë pas kësaj, më thanë të vëzhgoja modën. Mendova... Pse jo? Ishte punë krijuese. Përfshinte një skuadër. Pas disa vitesh kuptova se kjo ishte çka unë doja të bëja për gjithë jetën time.
Si stilist, a mendoni se njerëzit i kushtojnë vëmendje të veçantë paraqitjes?
Do të thosha, "nuk jemi asnjëherë të shqetësuar për paraqitjen tonë". Por është bërë kaq e rëndësishme, mënyra si dukemi te të tjerët. Ndonjëherë është shumë. Mund të jemi të lumtur në jetë, edhe pa pasur fustanin e koleksionit të fundit të Armanit. Mund të jemi të lumtur edhe thjesht, duke parë një film me miq. Por kjo është tendenca sot, të kujdesemi për paraqitjen.
A dëmtohet marka “Armani” për shkak të prodhimeve të falsifikuara?
Personalisht, mendoj se mallrat false janë të mira, sepse ekzistenca e tyre tregon se ne krijojmë diçka, që njerëzit duan të kopjojnë. Profesionalisht, më shkakton probleme të mëdha, sepse krijon mallra me emrin tim në to dhe që nuk janë të kontrolluara nga unë.
Cila është paraqitja më e keqe e modës, që keni parë deri më sot?
Tendenca më negative është se ne stilistët harrojmë se një fustan apo një kostum, nuk do të vishet gjithmonë nga një modele profesionale që është 1.80 cm e gjatë. Ne shpesh harrojmë se moda duhet krijuar për njerëzit e vërtetë, që jetojnë një jetë të vërtetë.
Cilat copa jeshile apo produkte e frymëzojnë modën tuaj?
Nxora një koleksion ekologjik disa vite më parë. Disa copa ekologjike, nuk bëjnë shumë për një burrë apo një grua që i vesh. Por duhet të mendojmë për botën në të cilën jetojmë, kështu që duhet të mendojmë si t i përdorim këto copa më shumë.
Si do ta kishit veshur Zonjën e Parë, Mishelle Obama për Përurimin?
Është e rëndësishme që ajo nuk pispilloset, sepse ka një prezencë shumë të fortë. Duhet të duket pak më shumë, e fsheh veten pak si tepër
Çfarë ëndërroni të realizoni akoma në jetën tuaj?
T i kthehem lirisë sime personale. Kam bërë shumë gjëra në punën time, për të kënaqur publikun. Ky impenjim nënkupton se nuk kam më një jetë private. A do të më pëlqente të luaja ndonjë film ndonjëherë apo të udhëtoja shumë, apo të shkruaja një libër? Sigurisht. Por puna ime më ka mbajtur përherë larg këtyre gjërave. Ky është pendimi im i vetëm.
A keni në plan të shpallni një trashëgimtar për të marrë të gjitha përgjegjësitë tuaja mbas tërheqjes?
Nuk besoj. Do të vazhdoj të mësoj njerëzit që punojnë me mua si një skuadër. Kështu punojmë tani, dikush krijon xhaketat, dikush tjetër krijon bizhuteritë. Të vetmet gjëra që duhet të kenë rëndësi është shtëpia krijuese dhe marka.
Çfarë këshille to t`ju jepnit të rinjve që aspirojnë të bëhen stilistë, në kushte ekonomike si këto?
Nëse doni të bëheni stilist i famshëm në të drejtën tënde, bëni diçka për të krijuar një markë, pastaj punoni për të çdo ditë dhe krijoni stilin tuaj. Megjithatë në këtë ekonomi është shumë e vështirë.
Kohët e fundit keni akuzuar Dolce & Gabbana se kopjoi një nga dizenjot tuaja. Keni në plan ta ndiqni këtë çështje me gjyq?
Jo. Kjo ndodhi në fund të një konference për shtyp. Një nga kolegët e mi, më solli një foto të një modeli pantallonash të tyre. Unë thashë, sa pa sharm, "shikoni-stilistë të mëdhenj si Dolce & Gabbana që na kopjojnë!" Po bëja shaka, nuk ishte dhe aq serioze, por sigurisht shtypi e mori këtë dhe e nxori në të gjitha faqet e para.

Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›