Shqipëria nën diktaturën e Enver Hoxhës
Udhёpёrshkruesit kroatё nёpёr Shqipëri (7)
Mё vonё, posaçёrisht pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore, shumё kroatё e kanё vizituar Shqipёrinё dhe pas kthimit kanё shkruar mbi Shqipёrinё dhe shqiptarёt. Kryesisht gazetarёt kanё qenё tё zellshёm pёr tё shkruar mbi Shqipёrinё gjatё sundimit tё Enver Hoxhёs, pёr ta Shqipёria ka qenё temё e dashur. Ndoshta mё i njohuri mes gazetarёve ka qenё Pero Zllatar, i cili nё atё vend ka qёndruar shumё herё. Shkruante pёrshtypjet e veta mbi njerёzit e zakonshёm, mbi politikanёt, letrarёt dhe tё tjerёt qё vinte nё kontakt.
Observimet racionale
Rezultatin e udhёtimeve tё veta nё Shqipёrinё e atёhershme tё mbyllur hermetikisht e ka botuar nё tri vёllime: “Glasnik iz Tirane: Albanija u eri Envera Hoxhe”. 1. “Dnevnici s putovanja”, Zagreb, Grafički zavod Hrvatske, 1984. (f. 244). Nё atё libёr janё shёnimet ditore nga udhёtimet e autorit nё vitet 1965, 1970, 1979 dhe 1982. Nё po tё njёjtin vit dhe te po i njёjti botues zagrebas ёshtё botuar pjesa e dytё e asaj vepre me titull “Gospodar zemlje orlova. Albanija u eri Envera Hoxhe”. 2. Politiçki zhivotopis” (f. 332). Vёllimin e tretё me titull “Enver Hoxha. Politiçka biografija” e ka botuar nё Beograd , te shtёpia botuese “Rad”, 1986.
Pёr ne kёtu, vёllimi i parё ёshtё mё interesanti, nё tё cilin Zlatar si gazetar i shquar pёrshkruan situatёn e turbullt nё Shqipёri nёn tiraninё e Enver Hoxhёs. Ai libёr nuk zё vend tё lartё as nё gazetarinë kulmore dhe as nё literaturёn kulmore tё udhёpёrshkrimit, por ai është tipik pёr udhёpёrshkrime tё ngjashme gazetareske, tё cilat nё atё kohё gjenin material me bollёk pёr observime interesante qё te lexuesit e atёhershёm, dhe madje mё shumё te lexuesit e sotёm, shkaktonin dhe shkaktojnё habi, dhe ngandonjёherё, neveri.
Heroi i shqiptarëve
Mund tё konkludojmё se kroatёt gjithmonё kanё shkruar me simpati mbi shqiptarёt, mbi tё kaluarёn e tyre tё lavdishme, zakonet e tyre, vendbanimet dhe qytetet. Veçanёrisht nё mёnyrё pozitive kanё shkruar mbi luftёn e tyre kundёr armikut tё pёrbashkёt, ngaqë bash shqiptarёt e kanё dhёnё heroin, Skënderbeun, i cili u bё simbol i rezistencёs kundёr osmanёve pёr tё gjithё tё krishterёt.
Simpatitё ndaj shqiptarёve janё plotёsisht tё kuptueshme, nёse kujtojmё se shqiptarёt dhe kroatёt kurrё nuk kanё luftuar mes tyre, dhe se kurrё nuk kanё pasur ndaj njёri-tjetrit pretendime territoriale. Shumё shqiptarё qё kanё ardhur, qё nga Mesjeta e deri nё ditёt e sotme, nё tokat kroate, kanё begatuar skenёn kulturore kroate nё fushёn artistike dhe shkencore, ndёrsa kroatёt nё anёn tjetёr kanё ndihmuar luftёn e shqiptarёve pёr pavarёsi, aq sa kanё mundur dhe sa kanё guxuar. Literatura udhёpёrshkruese ka dhёnё pa dyshim kontribut nё njohjen e sё kaluarёs shqiptare te kroatёt.
E përktheu nga kroatishtja: Xhafer Syla
FUND