E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: “Nuk jam unë në video skandalin”!

Autori i Lajmit: red.

Shumëkujt i erdhi nëpër e-maile një videoskandal, teksa pretendohej se këngëtarja e njohur vlonjate, Poni, po kryente marrëdhënie seksuale me reperin e njohur shqiptar Viktor Palokaj, i njohur me emrin Unikkatil. Bashkangjitur me videon, thuhej se xhirimi ishte bërë në prapaskenë pas një koncerti të Ponit në SHBA. Një e-mail i tillë erdhi edhe në redaksinë tonë (që e disponojmë ende), pavarësisht se nuk u publikua, por vetëm u dha në formën e një lajmi të shkurtër, të shoqëruar me informacion nga një media kosovare. E gjitha kjo ka shkaktuar një situatë krejt të pakëndshme për të dy personat dhe sot gjejmë rastin t i kërkojmë falje këngëtares, pavarësisht se patëm botuar burimin e informacionit. Poni ka përgënjeshtruar lajmin, duke theksuar se videoja është një montazh i pastër dhe as e njeh fare personin në fjalë. Në fakt, nuk është hera e parë që këngëtaret apo personazhe të tjerë nga bota e artit po bien viktimë e fotomontazheve ose video-montazheve, të cilat shpërndahen me blutooth, ose nëpërmjet e-mailit. “Preja” e radhës ka qenë Poni, që siç duket ka ngjallur xhelozi diku me këngët më të fundit të saj, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku. Mos e merr seriozisht Poni, nuk je as e para, as e fundit…
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›