Gisel Bundshen, më e paguara për vitin 2009
Edhe pse ishte shtatzënë, në vitin 2009 fitoi 35 milionë dollarë. Është e bukur, elegante dhe zyrtarisht modelja më e paguar në botë. Gisel Bundshen meriton medaljen e artë në klasifikimin e më të paguarave. Shtatzënia nuk u bë pengesë që ajo të hiqte dorë nga vendi i parë. Brazilianes 29 vjeçare iu desh të bënte një pushim në pasarelë për të sjellë në jetë djalin e saj të parë, Benjaminin, i cili lindi në dhjetor. Gsiedl mundi të gjitha rivalet e saj. Në vendin e dytë u rendit me 7,5 milionë dollarë e shumëpërfolura Keit Mos, ndërsa në vendin e tretë, engjëlli i Victoria’s Secret Adriana Lima. Në vend të katërt u rendit modelja e famshme e veshjeve intime Doutzen Kroes. Më pas vjen modelja çeke Karolina Kurnova, e cila po ashtu u bë nënë.
13 Janar 2010