E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e pjesshme, dalin fituesit e Ekonomikut dhe Shkencave Sociale

Jonida Tashi

Dalin fituesit e studimeve me kohë të pjesshme për kuotat shtesë. Ditën e djeshme, Universiteti i Tiranës ka publikuar emrat e fituesve të studimeve me kohë të pjesshme për Fakultetin Ekonomik dhe atë të Shkencave Sociale. Ndërkohë që dy ditë më parë janë zyrtarizuar edhe emrat fitues për tri degët e Fakultetit Histori-Filologji, ndërsa për Fakultetin e Drejtësisë janë publikuar listat e të gjithë aplikantëve, të cilët, mund të ankohen pranë këtij fakulteti për ndonjë pasaktësi në notat e tyre. Sipas afateve të vendosura nga Ministria e Arsimit, regjistrimet e fituesve do të kryhen nga data 11 në datën 14 janar, nga ora 08:00 në orën 16:00 pranë sekretarive mësimore. Me shpalljen e fituesve shtesë të studimeve me kohë të pjesshme përfundojnë edhe pranimet për këtë sistem studimesh për vitin akademik 2009-2010.

13 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›