Bejonse merr pushim gjashtëmujor nga muzika
Ylli i muzikës Bejonse Knoulis dëshiron të pushojë për gjashtë muaj nga të gjitha angazhimet e saj muzikore. Krijuesja e hitit ‘Crazy in Love’, e cila është martuar me yllin e muzikës hip-hop Jay-Z, mendon se ajo ka punuar shumë vitin e kaluar dhe ka nevojë të marrë ca pushim dhe t’i kushtohet jetës së saj. “Është përfundimisht koha për të marrë pushim, për të mbushur bateritë. Do të doja të merrja gjashtë muaj pushim dhe të mos shkoj në studio. Dua vetëm ta jetoj jetën, të frymëzohem nga gjërat sërish. Dua të bëj gjëra të zakonshme. Dua të shkoj në restorante, ndoshta të ndjek një kurs dhe të shoh më shumë filma dhe shfaqje në Broduej”, ka thënë Bejonse.
13 Janar 2010