E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giuseppe Emilio Gay merr komanden e KFOR-it

Gjenerali italian, Giuseppe Emilio Gay, ka marre komanden e KFOR-it, duke pasuar keshtu komandantin e deritashem, gjeneralin Xavier de Marnhac. Ceremonia e nderrimit te komandes eshte udhehequr nga komandanti i Komandes se Forcave te Perbashketa ne Napoli, admirali amerikan, Mark Fitzgerald. NATO do te mbetet ne Kosove, kurse forca e KFOR-it do te vazhdoje te jete e perkushtuar ne garantimin e nje mjedisi paqesor per te gjithe, eshte thene sot ne ceremonine e nderrimit te komandes se KFOR-it, me c'rast gjenerali Xavier de Marnhac i ka dorezuar komanden gjeneralit italian, Giuseppe Emilio Gay, i cili nga sot behet komandanti i 13-te i KFOR-it qe sherben ne Kosove. Ceremonine e nderrimit te komandes e ka drejtuar komandanti i Komandes se Forcave te Perbashketa ne Napoli, admirali amerikan, Mark Fitzgerald. Aty kane marre pjese personalitetet me te larta politike vendore e nderkombetare. Me kete rast, admirali Fitzgerlad tha se i siguronte kosovaret se KFOR-i do te mbetet i perkushtuar ne Kosove ne garantimin e paqes dhe sigurise per te gjithe. "KFOR do te vazhdoje te mbeshtese nje mjedis paqeje dhe stabiliteti, i cili do te promovoje perparim ekonomik dhe do te mundesoje lulezimin e nje shoqerie te lire dhe demokratike. Perqafojeni kete mundesi per te arritur paqen me vendosmeri", tha admirali amerikan. Nderkaq, komandanti i deritashem i KFOR-it, Xavier de Marnhac, tha se gjate ketij viti sa ishte ne krye te komandes se KFOR-it, ai kishte hasur ne bashkepunim te plote me vendoret, por edhe me vendet fqinje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›