Shqiptaret ne klubet e te medhenjve
Francesko Tahiraj, 12-vjecari qe luan ne skuadren e dyte te Juventusit
Francesko Tahiraj ben pjese ne skuadren e debutuesve bardhezinj, skuadra e dyte (Esordienti, Fascia B). Ai ka lindur me 1996, luan mesfushor, dhe vesh fanellen e Juventusit. Ne mes 23 femijeve te tjere, edhe ai ka ne zemer nje enderr: te arrije te veshe si i rritur fanellen legjendare te Juventusit, 27 here kampione e Italise, dy here kampione e Europes dhe e botes. Pak dihet per shqiptarin e vogel Francesko, vecse mbiemri Tahiraj nuk le asnje dyshim per prejardhjen e tij. Madje, mund te thuhet me bindje se ai i perket nje familjeje shqiptare qe ka emigruar ne Itali nga Shqiperia, besohet jo nga Kosova apo Maqedonia, thjesht duke pasur parasysh tendencen e emigrimit te shqiptareve. Ai nuk eshte i vetmi futbollist i ri apo femije shqiptar qe militon ne futbollin italian. Tek klubi rival qytetas, Torino, eshte edhe nje tjeter bashkekombes i yni. Ai quhet Federiko Zenuni dhe ben pjese ne ekipet e te vegjelve torineze. Zenuni eshte lindur me 19 janar 1997 dhe sot eshte 11 vjec. Mediat italiane shkruajne per nje femije shqiptar, te quajtur Redis Hoxha, i cili ka dale ne fushe ne pushim te nje ndeshjeje Itali-Rumani. Redisi ben pjese ne ekipin e quajtur Avanguardia dhe ne te njejten veprimtari ka dale ne fushe edhe shqiptari tjeter, Andrea Gjushi, qe i perket ekipit te Virtusit te Botegones. Tek te njohurit hyjne mbrojtesi i Milanit, Andi Corri, tashme 17-vjecar, qe eshte thirrur edhe ne ekipet e moshave nga trajneri Shpetim Duro. Corri eshte lindur ne Shkoder me 27 mars te vitit 1991 dhe shpreson te beje perpara ne karrieren e tij, ne mos ne klubin kuqezi, te pakten ne nje te Serise A. Qyteti i Milanos ka edhe ekipin e Interit dhe aty jane te pakten dy shqiptare. Njeri prej tyre njihet, ai eshte Fabio Hoxha, 15-vjecar, qe eshte thirrur ne ekipin U15 te Shqiperise. Ai luan ne ekipin e nxenesve rajonale te klubit zikalter. . Shqiptaret nisen te emigronin drejt Italise vetem ne fillim te viteve 90-te, ndersa ne Gjermani, Zvicer apo Skandinavi, shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise jane vendosur duke nisur nga vitet 70-te te pakten.
Djaloshi i panjohur tek Interi
Nje djalosh tjeter shqiptar, qe nuk eshte publikuar ende ne mediat e ndryshme shqiptare eshte edhe Andrea Qarri. Lindur me 16 tetor 1994, pra 14 vjec, ai ben pjese ne ekipin e paraterinjve rajonale te Interit. Deri me sot ishim mesuar te kishte shumice shqiptaresh ne futbollin gjerman dhe ate zviceran, dicka edhe ne Suedi, por Italia po hyn fuqishem ne kete harte. Per te depertuar deri ne Apenine ka qene me e veshtire, jo edhe aq nga konkurrenca, sesa nga faktori kohe. Nderkohe qe edhe shume shqiptare te tjere po kerkojne qe te zene vend ne nje nga kampionatet me te bukura evropiane, sic eshte ai italian.