Braçe: Berisha boshatisi buxhetin për fushatë
TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka deklaruar sot se kryeministri i pakonfirmuar ka boshatisur buxhetin e shtetit për të bërë fushatën dhe për të blerë votat e shqiptarëve.
Gjatë një deklarate për shtyp Braçe ka thënë se "Berisha, gënjeu dje me insistim për të fshehur boshatisjen e madhe të buxhetit të shtetit në vetëm 6 muaj, duke vënë në dritë të diellit shenjat dalluese për një rrezik të madh! Boshatisja e buxhetit është kontributi i tij personal në krye të një qeverie hajdutësh e zyrtarësh të korruptuar, që krizës ekonomike botërore - prej muajsh në Shqipëri, i bashkëngjiti si vlerë të shtuar babëzinë qeveritare mbi paratë e buxhetit".
Ai e ka quajtur muajin korrik muaj të babëzisë së Berishës, ndërkohë që ka akuzuar atë se në 6 muaj, për qëllime elektorale i ka hequr miliona dollarë buxhetit të shtetit, plot 180.5 milion dollarë!
Braçe ka numëruar me shifrat mungesat, që sipas tij janë:
92.5 milion dollarë të ardhura nga TVSH dhe akciza, duke ia shtuar buxhetit të krimit, kontrabandës e korrupsionit, që financuan partinë e tij.
31.7 milion dollarë si shpenzime të tepërta për personelin, paga e sigurime shoqërore, për 15090 militantë politikë, që u mbajtën me paratë e taksave tona.
6.3 milion dollarë si shpenzime të tepërta për ndihmë ekonomike - kur kryeministri mburret që këtu vetëm varfëri nuk ka- me të cilat u mbajtën 25 000 militantë politikë, po përsëri me paratë e taksave tona.
50 milion dollarë, si shpenzime të tepërta për të financuar vetëm hapjen e qindra kantiereve, në një skemë mashtruese elektorale që duhet të krijonte idenë e punës kudo, kur punë nuk ka e kantieret janë bllokuar sapo votimi mbaroi.
Sipas tij, deficiti në buxhet ka arritur në vetëm 6 muaj në 343 milion dollarë, ose 122 % të planit, ose 62 milion dollarë më shumë se planifikimi!
"Berisha ka tejkaluar në 158.2 milion dollarë, ose 700 %, ose me 135.6 milionë dollarë financimin e deficitit të huaj. Ka tejkaluar në 189 milion dollarë ose 304 %, ose me 126.7 milionë dollarë planin e borxhit afatgjatë të qeverisë! Kjo është gjendja e arkës sot dhe Sali Berisha ka përgjegjësinë t'ua tregojë shqiptarëve. Arka është bosh!"- tha më tej ai.
Ai kujtoi deklaratën e Berishës së një dite më parë për mungesë të buxhetit suplementar dhe për ato që ai i quajtu tenderët vjeshtukë. Përkundër kësaj, Braçe ka thënë se Sali Berisha për të boshatisur buxhetin, për të hapur kantieret e tij elektorale, ka bërë tenderë në tetor, në nëntor, madje deri në 12 dhjetor të 2008!
"Pikërisht për këto muaj, sipas faqes zyrtare të APP-së, Sali Berisha ka bërë 33 tenderë rrugës, me një vlerë të përgjithshme prej 153.1 milionë dollarë!"- tha ai.
21 korrik
'Kantieret elektorale', Brace: Qeveria s'ka para
"Kantieret elektorale jane te pambuluar me financim, sepse qeveria s'ka para per to: - tha sot ne nje deklarate per shtyp deputeti i PS, Erjon Brace.
Me poshte eshte deklarata e plote e z.Brace dhe provat e PS per kete akuze:
'Prej 15 ditësh Kryeministri në detyrë Sali Berisha, po vazhdon turin e tij të hapjes së kantiereve të akseve rrugore.
Kësaj here jo për të blerë vota, por për të demonstruar me dhunë, në mënyrë anti-kushtetuese, pa u mbyllur procesi zgjedhor, pa dalë rezultati se do të jetë Kryeministër i vendit.
I gjithë turi i tij qesharak, po shoqërohet me përpjekje të të gjitha akseve rrugore.
Vetëm në 20 ditët e para të korrikut, kanë njohur rrugët e Shqipërisë mbi 20 të vdekur dhe 35 të plagosur. Kryeministri në detyrë nuk ka përgjigje për ta dhe familjet e tyre. I gjithë turi i tij qesharak, po shoqërohet me bllokimin e të gjitha kantiereve të ndërtimit, të hapura në dhjetor të vitit që shkoi, janar të këtij viti, si dhe në prill-maj qershor, për shkak të fushatës së tij elektorale.
Kryeministri në detyrë nuk ka përgjigje për të gjithë përdoruesit e këtyre akseve rrugore në ndërtim, veçanërisht tregtarët dhe pushuesit.
Deklarimet tona të faktuara, se disa qindra kantiere në 6 muajt e parë të këtij viti elektoral, ishin të pambuluar me financim dhe po hapeshin thjesht dhe vetëm për të ndikuar në mënyrë të rremë sjelljen politike të votuesve, tashmë janë realitet.
Sot qeveria nuk ka para', prandaj kantieret janë bllokuar në të gjithë vendin.
Në faqen zyrtare të MPPTT-së, në portalin e prokurimeve, gjendet kjo tabelë, në të cilën në zërin "ndërtim rrugësh", nga 39 rrugë të planifikuara për këtë vit, në 35 prej tyre janë çelur vetëm 1 milion lekë të reja fonde për secilën. Në faqen zyrtare të MPPTT, në portalin e prokurimeve, gjendet kjo tabelë në të cilën në zërin e "sistem asfaltimeve" janë 42 rrugë të planifikuara për këtë vit, në 39 prej tyre janë çelur vetëm 1 milion lekë të reja fonde për secilën. E gjithë kjo, kur në portalin e prokurimeve, të APP-së, tenderët për këto rrugë kapin vlerën e mbi 20 miliard lekëve.
Mjafton t'ju them se për 7 lote të segmentit Plepa-Rrogozhinë, janë tenderuar 6.2 miliard lekë, kur në faqen e MPPTT-së, deklarohen të çelura 7 milionë lekë. Mjafton t'ju them se për aksin Fier-Mallakastër, janë tenderuar 170 milion lekë, kur në faqen zyrtare të MPPTT-së, deklarohen të çelura vetëm 2 milion lekë.
Natyrisht, kjo që kjo ndodhë dhe konfirmon faktin se qeveria nuk ka para'. Në ligjin për "Buxhetin e Shtetit 2009", në programin e investimeve të MPPTT-së, zëri ndërtim rrugësh kombëtare ka 36.8 miliard lekë, zëri "sistemim-asfaltim" ka 1.009 miliard lekë. Pra, në total për këto dy zëra, MPPTT, ka në buxhet 37.8 miliard lekë, prej tyre 34 miliard lekë i merr segmenti Milot-Morinë. Ndërkohë që mbeten vetëm 4.4 miliard lekë për rrugën Plepa-Rrogozhinë, Rrugën e Arbrit, 29 akse të tjera kombëtare të tenderuara dhe me kantiere të hapura, qeverisë i duhen mbi 20 miliard lekë.
Të gjithë qytetarët shqiptar duhet të kuptojnë se sot po vuajnë dhe po vriten nëpër rrugë për shkak të kësaj maskarade elektorale dhe këtij krimi elektoral të Sali Berishës, në shkelje të rëndë dhe flagrante të besimit të shqiptarëve, për përdorimin e ndershëm dhe ligjor të taksave'.
******************
(V.O: per me shume mund t'i referoheni faqes zyrtare te Ministrise se Transporteve, Prokurime, dhe me pas konsultoni Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, aty do te gjeni te gjitha keto lote me vleren 1mln leke. Ndersa per te gjetur vleren e objektit respektiv, hyni te Agjensia e Prokurimit Publik, dhe aty konsultoni ne Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve