Gjak i shprishur heret
Astrit LULUSHI (SHBA)
Mos i prek rrathët e mi, mendohet se këto kanë qenë fjalët e fundit të Arkimedit, para se të vritej më 212 p.e.s. Kjo tabu e vendosur prej tij do të zgjaste deri ne fillim të viteve 1600, kur Luca (Luka) Valerio botoi “De centro gravitates” dhe “Quadratura parabolae”, studime ku ai aplikoi metodat e Arkimedit për të përcaktuar masën dhe qëndrën e gravitetit të trupave të ngurtë; probleme që vetë Arkimedi, me dashje ose jo, i kishte lënë pa zgjidhur.(Barone - 2004) Këto ishin dy zhvillime që rivendosën lidhjen e këputur që nga vdekja e Arkimedit midis matematikës e fizikës. Galileu do ta quante Valerion, Arkimedi i ri, dhe teoritë e tij do të përdoreshin më pas edhe nga Njutoni, Kepleri e Leibnizi për të bërë kapërcimet e tyre të mëdha në shkencat përkatëse.(Freedberg - 2002) Rreth Luka Valerios ekzistojnë pak të dhëna vetjake. Dihet se lindi më 1552 në Napoli dhe studioi në kolegjin e Romës, ku morri doktoratën në filozofi, teologji e matematikë. Thuhet se ai pati një ndikim të madh te Galileu, që ky t’u rikthehej studimeve mbi gravitetin.
* * *
Nga letërkëmbimi i tyre historianët mësojnë se dy shkencëtarët për herë të parë u takuan më 1589 në Pisa, ku Galileu jepte mësim në universitet dhe Luka Valerio kishte shkuar për të ndjekur nga afër eksperimentin që Galileu kreu, duke lëshuar nga maja e kullës dy trupa të ngurtë me masë të ndryshme për të vërtetuar se ato mbërrijnë njësoj në tokë dhe se teoria e Aristotelit mbi gravitetin ishte e gabuar. Më 1600, Valerio kthehet në Romë, ku filloi të japë mësime në matematikë në universitetin Sapienza.
Gjithashtu, nga letërkëmbimi midis dy shkencëtarëve, mësohet se miqësia e tyre u ndërpre më 1616, kur Valerio kritikoi pikëpamjet kopernikiane të Galileut se dielli ishte qëndra e galaktikës dhe se toka rrotullohet rreth diellit e jo anasjelltas. Në atë kohë, pikëpamje të tilla përbënin krim fetar; Xhordano Bruno ishte djegur si heretik në turrën e druve, ndërsa Galileu do të dënohej me burgim të përjetshëm apo arrest shtëpie. Pas kësaj, Luca Valerio dha dorëheqjen nga Akademia Lincei, ku bënte pjesë Galileu e shumë shkencëtarë të tjerë. Por kjo dorëheqje nuk u pranua, ndërkohë që Valerio vazhdoi të punojë si ekspert i gjuhëve bizantine në arkivat e Vatikanit.
Nga testamenti i tij mësohet se gjithçka që kishte, Valerio ia la Giovani (Gjon) Latinit, pronar i një shtëpie botuese në Romë, që më 1623 do të botonte një libër mbi Skënderbeun, vepër për të cilën Valerio ishtë kujdesur që prej fillimit. Në testament, i hapur më 26 mars 1618, rreth një muaj pas vjekjes, Valerio shkruante se nëna e tij kishte ardhur në Napoli nga Korfuzi. Emri i saj i italianizuar ishte Giovana Rodomani. Pas ikjes nga principata e Epirit (Shqipëria), ajo ishte vendosur në Korfuz, atëherë nën zotërimin e Venedikut. (Favarro.) Për shumë të ikur nga trojet e Arbërit, Korfuzi ishte kthyer në një vendstrehim të përkohëshëm e rrugë kalimi për në brigjet e Italisë.
Dihet se pas vdekjes së Skënderbeut, më 1468, gruaja e tij, Donika dhe djali i tyre Gjon Kastrioti, në bazë të një marrëveshjeje të mëparëshme me italianët, lanë vendin me një anije napolitane e dërguar posaçërisht për ta. Kruja ra në duart e osmanllinjëve më 1478. Venedikasit humbën shumë prej enklavave të tyre në Ballkan – Shkodra e Durrësi ranë respektivisht më 1479 e 1501 – dhe e gjithë prinicipata e Epirit u bë pjesë e perandorisë osmane, që tashmë shtrihej nga brigjet e Eufratit deri në Evropën qëndrore. Marrëveshjet e mëtejshme të venedikasve dhe një aleancë e tyre me Francën kundër derës së Hazburgëve, ndikuan që otomanët të bëheshin qëndra e politikave dhe konflikteve europiane.
* * *
Aty rreth viteve 1590, Luka Valerio njihet në Romë me poeten Margherita Sarrocchi. Nën dritën e zhvillimeve të kohës, Valerio mund t’i ketë sugjeruar asaj të shkruante diçka edhe për Skenderbeun, princin shqiptar të shekullit të XV, që kishte penguar për 25 vjet përparimin e trupave osmane drejt Europës perëndimore.
Për ta njohur më mirë me këtë histori, Valerio ndoshta i ofroi poetes edhe veprën e Marin Barletit, në atë kohë botuar, ribotuar e kopjuar shumë herë në italisht dhe në gjuhë të tjera. Në këtë rast, Valerio mund t’i ketë treguar Sarrokit edhe historinë e familjes së tij. Kështu, ajo iu vu punës për veprën epike, që do ta titullonte Scanderbeide - Poemë për Skënderbeun. Me këtë Sarroki duket se ndoqi shembullin e Homerit, që e kishte quajtur poemën e tij, Iliade - Poemë për Iliumin-Trojën.
Duke shfrytëzuar lidhjet e mikut të saj me Galileun, një dorëshkrim të kësaj poeme, nëpërmejt Valerios, Sarroki ia dërgoi për vlerësim edhe shkencëtarit të madh. Për suksesin e veprës përgjigja dukej se ishte e mirëpritur, por nga një letër në arkivat e Galileut, del se ai nuk ndjehej mirë me shëndet, prandaj nuk mund ta lexonte poemën. (Russell) Kjo ndoshta mund të ketë përkuar me periudhën e ftohjes së marrëdhënieve midis dy shkencëtarëve, për shkak të teorisë se Toka rrotullohet rreth Diellit. Duket se shprehja “Eppur si muove” vlente për të zbutur kundërshtarët, por jo miqtë.
Sarroki vdiq më 1617 dhe Valerio më 1618, ndërsa poema Scenderbeide doli nga shtypi vetëm më 1623, nën kujdesin e botuesit Gjon Latini, të cilin Valerio e kishte caktuar me testament si trashëgimtar të tij.
* * *
Shumë studiues janë përpjekur të përcaktojnë natyrën e lidhjeve midis Valerios e Sarrokit. Disa thonë se ato kanë qenë personale e intime (Favarro), ndërsa të tjerë mendojnë se miqësia e tyre kushtëzohej nga interesa të tjera; Valerio përpiqej për të mbajtur gjallë figurën e Skenderbeut, ndërsa Sarroki synonte të shkruante një kryevepër, siç kishte bërë Virgjili me Eneidën - Poemë mbi Enean.
Figura e Skënderbeut mbijetoi, ashtu siç donte Valerio dhe Scanderbeide pati sukses, siç dëshironte Sarroki, por fatkeqësisht një numër studimesh e dorëshkrimesh shkencore të Luka Valerios sot konsiderohen të humbura apo të shpërndara, ndërsa vetëm pak shqiptarë kanë dijeni se një figurë e tillë botërore i përket gjakut të shprishur.
Pak vite më parë, dy studiues italianë, Ugo Baldini dhe Pier Napolitano, njoftuan planet e tyre për një libër biografik mbi Luka Valerion, mbështetur në letërkëmbime e dokumente të botuara e të pabotuara. Puna e tyre mund të ketë përfunduar e, megjithëse nuk ka dyshim se çështja e mosmarreveshjeve midis Galileut e Valerios pritet të zerë pjesën kryesore të librit, edhe prejardhja e Luka Valerios apo natyra e lidhjeve të tij me poeten Sarroki nuk mund të jenë lënë e as mund të lihen pa u trajtuar.
- - --- --
Luca Valerio dha dorëheqjen nga Akademia Lincei, ku bënte pjesë Galileu e shumë shkencëtarë të tjerë. Por kjo dorëheqje nuk u pranua, ndërkohë që Valerio vazhdoi të punojë si ekspert i gjuhëve bizantine në arkivat e Vatikanit. Nga testamenti i tij mësohet se gjithçka që kishte, Valerio ia la Giovani (Gjon) Latinit, pronar i një shtëpie botuese në Romë, që më 1623 do të botonte një libër mbi Skënderbeun, vepër për të cilën Valerio ishtë kujdesur që prej fillimit. Në testament, i hapur më 26 mars 1618, rreth një muaj pas vjekjes, Valerio shkruante se nëna e tij kishte ardhur në Napoli nga Korfuzi. Emri i saj i italianizuar ishte Giovana Rodomani. Pas ikjes nga principata e Epirit (Shqipëria), ajo ishte vendosur në Korfuz, atëherë nën zotërimin e Venedikut. (Favarro.) Për shumë të ikur nga trojet e Arbërit, Korfuzi ishte kthyer në një vendstrehim të përkohëshëm e rrugë kalimi për në brigjet e Italisë.
Aty rreth viteve 1590, Luka Valerio njihet në Romë me poeten Margherita Sarrocchi. Nën dritën e zhvillimeve të kohës, Valerio mund t’i ketë sugjeruar asaj të shkruante diçka edhe për Skenderbeun, princin shqiptar të shekullit të XV, që kishte penguar për 25 vjet përparimin e trupave osmane drejt Europës perëndimore. Për ta njohur më mirë me këtë histori, Valerio ndoshta i ofroi poetes edhe veprën e Marin Barletit, në atë kohë botuar, ribotuar e kopjuar shumë herë në italisht dhe në gjuhë të tjera. Në këtë rast, Valerio mund t’i ketë treguar Sarrokit edhe historinë e familjes së tij. Kështu, ajo iu vu punës për veprën epike, që do ta titullonte Scanderbeide - Poemë për Skënderbeun. Me këtë Sarroki duket se ndoqi shembullin e Homerit, që e kishte quajtur poemën e tij, Iliade - Poemë për Iliumin-Trojën.
Duke shfrytëzuar lidhjet e mikut të saj me Galileun, një dorëshkrim të kësaj poeme, nëpërmejt Valerios, Sarroki ia dërgoi për vlerësim edhe shkencëtarit të madh. Për suksesin e veprës përgjigja dukej se ishte e mirëpritur, por nga një letër në arkivat e Galileut, del se ai nuk ndjehej mirë me shëndet, prandaj nuk mund ta lexonte poemën. (Russell) Kjo ndoshta mund të ketë përkuar me periudhën e ftohjes së marrëdhënieve midis dy shkencëtarëve, për shkak të teorisë se Toka rrotullohet rreth Diellit. Duket se shprehja “Eppur si muove” vlente për të zbutur kundërshtarët, por jo miqtë. Sarroki vdiq më 1617 dhe Valerio më 1618, ndërsa poema Scenderbeide doli nga shtypi vetëm më 1623, nën kujdesin e botuesit Gjon Latini, të cilin Valerio e kishte caktuar me testament si trashëgimtar të tij.
Figura e Skënderbeut mbijetoi, ashtu siç donte Valerio dhe Scanderbeide pati sukses, siç dëshironte Sarroki, por fatkeqësisht një numër studimesh e dorëshkrimesh shkencore të Luka Valerios sot konsiderohen të humbura apo të shpërndara, ndërsa vetëm pak shqiptarë kanë dijeni se një figurë e tillë botërore i përket gjakut të shprishur. Pak vite më parë, dy studiues italianë, Ugo Baldini dhe Pier Napolitano, njoftuan planet e tyre për një libër biografik mbi Luka Valerion, mbështetur në letërkëmbime e dokumente të botuara e të pabotuara. Puna e tyre mund të ketë përfunduar, e megjithëse nuk ka dyshim se çështja e mosmarreveshjeve midis Galileut e Valerios pritet të zerë pjesën kryesore të librit, edhe prejardhja e Luka Valerios apo natyra e lidhjeve të tij me poeten Sarroki nuk mund të jenë lënë e as mund të lihen pa u trajtuar.
4 Gusht 2008