Itali, vritet me armw shqiptari 47-vjeçar
Një shqiptar 47-vjeçar, është vrarë gjatë një grindjeje mbrëmjen e djeshme në Foxha të Italisë. Shtetasi shqiptar Tasim Spahiu është vrarë me një armë zjarri të kalibrit 7.65 mm. Krimi, për të cilin janë duke hetuar karabinierët, ka ndodhur pas një grindjeje në Rrugën ‘Airone’. Nga sa mësohet deri tani karabinierët italianë janë në gjurmët e vrasësit të mundshëm, që besohet se është një shqiptar tjetër. Tasim Spahiu ishte me dokumente të parregullta në Itali dhe në kaluarën ka punuar si punëtor krahu në Altamura, në provincën e Barit. Prej disa ditësh qëndronte në shtëpinë e një nipi të tij. Viktima dhe nipi i tij, pasi kishin kaluar mbrëmjen me një mikun e tyre, ishin kthyer në shtëpi. Ndërsa i nipi ishte ne banesë në katin përdhes të ndërtesës, në apartament ishte i pranishëm dhe një shqiptar tjetër I cili ishte grindur me Tasim Spahiun, në fund të kësaj grindjeje janë dëgjuar dy të shtëna me pistolete. Shqiptari ka vdekur gjatë transportimit të tij për në spital.
4 Gusht 2008