Profesionet, te cilat shteti i përcakton si më të vështirat
Emanuela Sako
Shteti shqiptar i ka përcaktuar prej kohwsh se cilat janë 90 profesionet më të vështira në vend. Në këtë listë të gjatë futen të gjitha ato punë që vënë në rrezik jetën e punonjësve dhe kanw vështirësi fizike në kryerjen e tyre. Në bazë të vështirësisë së punës, shteti ka përcaktuar daljen në pension më të shpejtë të punëtorëve dhe lidhjen e pensionit, sipas punës së kryer. Por, shteti nuk ka vendosur një shpërblim qoftë edhe minimal për të gjithë këta persona. Ndryshe ndodh po të pyesësh pensionistët që janë pjesë e 90 profesioneve më të vështira në vend. Pensionisti Ylver Lati, 67-vjeçar nga Tirana, shpjegoi se ka punuar gjatë gjithë jetës së tij në minierë. Ai ka dalë në pension në moshën 50-vjecare për shkak të kryerjes së vështirë të punës. Puna e tij, ka qenë nëntokë në kërkim të mineraleve dhe më pas është është bërë roja e sigurisë së punwtorwve që punonin nën tokë. Sipas tij, ka pasur raste të shembjes së minierës dhe i është dashur që të shkoj në ndihmë të punëtorëve për t’iu shpëtuar jetën. Shpeshherë ështw gjendur përball vdekjes, por fati e ka ndihmuar që të mbijetojë. Ndërsa të tjerë, siç rrëfen 67-vjeçari kanë humbur jetën nën rrënojat e minierës. Ai ka dalë në pension disa vite më shpejt se profesionet e tjera për shkak të vështirësisë së punës dhe tani paguhet vetëm 14 mijë lekë në muaj.
Kërkesa
Për shkak të punës së kryer dhe të vetë situatës së vështirë, ai kërkon nga shteti të shpërblehet për punë e kryer me një pension special. Ndërkohë që 14 mijë lekë në muaj nuk shërbejnë për të plotësuar edhe kushtet më minimale të jetesës, duke marrë parasysh çastet e vështira. Madje, pensionisti rrëfen se ka parë të vdekur që i ka nxjerrë vetëm kockat e copëtuara nga rrënojat. Kërkesa e tij është që qeveria të jetë koshiente që të vlerësojë dhe shpërblejë të gjithë ata që kryejnë punë të vështira në vendin tonë. Për të, punëdhënësit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të plotësojnë gjithë kriteret e sigurisë në punë për punonjësit, pasi punëtorët sot punojnë në kushte tepër të vështira dhe të pasigurta për jetën.
Kushtet
Punëdhënësit janë të detyruar të marrin në këto punë punëmarrës, të pajisur me dëshmi profesionale dhe me certifikatën e aftësisë mjekësore. Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe, parashikojnë kushtet e përshtatshme për këto vende pune, përherë në mbrojtje të shëndetit dhe të personalitetit të punëmarrësve. Të gjithë punëdhënësit janë të detyruar të krijojnë kushte të larta sigurie dhe higjiene në këto vende pune.
Ndërsa ministritë përkatëse ngarkohen me detyrë që të nxjerrin udhëzimet për sigurimin teknik dhe mbrojtjen e këtyre punëmarrësve, në fushat e veprimtarisë që mbulojnë.
Profesionet e vështira
1. Përcaktimin e punëve të vështira ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, si më poshtë vijon:
a) Punët në miniera, në nëntokë, dhe në punimet e tjera, në nëntokë, që kryhen nga:
- minatori, armatori, zjarrmëtari dhe ndihmësit e tyre;
- drejtuesi teknik (personeli inxhiniero-teknik);
- punëtori i transportit dhe i ngarkimit;
- punëtori i shërbimit të ajrimit dhe ai elektromekanik;
-personeli shpëtues dhe inspektues, në miniera, dhe personeli i repartit të inspektim-shpëtimit, miniera, Tiranë.
b) Punët në aviacionin civil, që kryhen nga:
- komandanti i aviacionit,
- piloti,
- navigatori,
- mekaniku,
- radiotelegrafisti,
- radiotelefonisti.
c) Punët në fabrikat e pasurimit të minierave të bakrit, kromit, qymyrgurit, në fonderitë dhe në impiantin e pasurimit të rërave bregdetare dhe në fabrikat e pasurimit të kuarcit, ku përfshihen:
- punët në fonderi;
- punët në farkëtari;
- punët në kaldaja dhe në enët nën trysni;
- saldimi me hark elektrik dhe puna e operatorëve të automatëve të saldimit;
- saldimi me oksiacetilen.
ç) Punët e tilla të:
- polumbarit;
- saldatorit, elektrosaldatorit në rezervuare, kulla dhe cisterna;
- punonjës të pastrimit të brendshëm të rezervuarëve;
- punonjësit që punon me solucione aerosole, radioaktive;
- punonjësit që punon me rreze radioaktive dhe në mjedise radioaktive;
- makinistit dhe ndihmësmakinistit.
d) Punët në fushat e arsimit dhe të kulturës, si ato të:
- balerinit dhe valltarit të ansambleve;
- akrobatit dhe gjimnastit të cirkut;
- solistit të operas;
- muzikantit të veglave frymore, të orkestrave dhe të bandave.
dh) Punët në fushën e shëndetësisë:
- me rrezatime jonizuese (kobaltoterapia, imazheria, radiotologjia klasike, skaneri, rezonanca magnetike);
- në laboratorët mikrobike;
- në shërbimin infektiv, në kirurgji dhe anestezi në sallat e operacionit me gazra.
e) Punët në industrinë e bakrit.
ë) Punët në industrinë kimike dhe atë përpunuese si:
- në prodhimin e baterive;
- në përpunimin e lëkurëve dhe të peliçeve;
- në fabrikat e letrës.
f) Punët në industrinë metalurgjike, të naftës dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, si:
- në metalurgjinë e zezë të ferrokromit;
- në uzinat e petëzimit;
- në uzinat e gizës;
- në repartet e furrnaltës;
- në prodhimin e substancave sintetike, polisterolit, polietilenit etj.
g) Punët në industrinë elektrike:
- në lartësi mbi 5 metra nga sipërfaqja e tokës;
- në shërbimet operative, në nënstacionet 110 kv e lartë;
- në shërbimet e pajisjeve, që lëshojnë rreze monokromatike koherente (rreze lazer), rreze elektromagnetike, me frekuencë të lartë, shumë të lartë, të ulët dhe shumë të ulët;
- në shërbimet me elektrovinça, me kulla të lëvizshme;
- në shërbimet operative në filialet elektrike, shpërndarëse.
gj) Punët në prodhimin e tullave e të tjegullave dhe të artikujve prej qeramike, si:
- në prodhimin e çimentos;
- në prodhimin e xhamit, qelqit dhe të llambave elektrike;
- në industrinë e lëkurëve;
- në industrinë e drurit, të letrës dhe të pllakave të zdrukthit.
h) Punët në industrinë e fermentimit të duhanit dhe në industrinë e prodhimit të cigareve.
i) Punët në ndërtim të:
- punëtorit të asfaltit dhe të punëtorit të prodhimit të asfaltit;
- punëtorit që përgatit betonin;
- punëtorit që ngre oxhaqe industriale;
- punëtorit që monton shtyllat e tensionit të lartë;
- sondistit;
- eskavatoristit;
- minatorit në gurore;
- rulistit;
- minatorit në karrierat e argjilave;
- punëtorit të poligrafisë.
j) Punët në ndërmarrjet ushtarake:
- në çmontimin e municioneve;
- në nxjerrjen e eksplozivit nga predhat e çmontuara;
- në nxjerrjen e barutit nga gëzhojat e municioneve të çmontuara;
- në transportimin e municioneve, baruteve dhe eksplozivëve;
- në manipulimin e enëve nën presion;
- në poligonet e provave të fishekëve dhe shtimjeve;
- në prodhimin e baterive të thata (përgatitja e elektrolitit dhe përzierja e aglomeratit);
- në linjat e prodhimit në tunel;
- në proceset galvanike;
- në prodhimin e fishekzjarrëve;
- në prodhimin e gomave (përgatitja e brumit);
- në saldimet me kallaj;
- në proceset e pastrimit me rërë dhe shkëlqim detalesh;
- në prodhimin e kapsollave;
- në linjat e përpunimit dhe prodhimit të baruteve dhe eksplozivëve;
- në prodhimin dhe manipulimin e lëndëve shpërthyese, iniciale, barute, eksplozive.
Kushtet
2. Punëdhënësit janë të detyruar të marrin në këto punë punëmarrës, të pajisur me dëshmi profesionale dhe me certifikatën e aftësisë mjekësore.
3. Punëdhënësit dhe punëmarrësit, me marrëveshje dypalëshe, parashikojnë kushtet e përshtatshme për këto vende pune, përherë në mbrojtje të shëndetit dhe të personalitetit të punëmarrësve.
4. Punëdhënësit janë të detyruar të krijojnë kushte të larta sigurie dhe higjiene në këto vende pune.
5. Ngarkohen ministritë përkatëse të nxjerrin udhëzimet për sigurimin teknik dhe mbrojtjen e këtyre punëmarrësve, në fushat e veprimtarisë që mbulojnë.
4 Gusht 2008