Gjak i vertetë në teatrin e Vjenës, aktori pret fytin me thikë në rol
E tmerrshme. I ka kaluar limitet e shfaqjes. Një aktor ka prerë fytin teksa luante një rol nga Shileri në skenën e Vjenës. “Një aktor ka prerë fytin pasi thika që i ishtë dhënë në skenë ishte e vertetë, duke i rrezikuar atij seriozisht jetën”. Kështu shkruan sot gazeta e madhe angleze “The Guardian”.
Daniel Hoevels, 30-vjeç është mbuluar nga gjaku kur qafa e tij është prerë në sytë e audiencës. Policia është duke investiguar se si ndodhi që thika që iu tha aktorit në dorë ishte e mprehtë, pra ishte një thikë e vertetë që mund ti shkaktonte atij vdekjen, dhe jo një thikë “lodër”, siç i ka hije një shfaqjeje.
Ngjarja ndodhi sot në skenën e teatrit të Vjenës në Austri, gjatë shfaqjes së dramës së Shilerit, “Maria Stuart”. Aktori Hoevels ishte në rolin e Mortimer, i cili vret veten duke prerë qafën me thikë.
Pasi ka përfunduar pjesën, aktori doli prapa skene dhe mori ndihmën e shpejtë, më tej u dërgua në spital. Mjeku tregon se gjendja e tij është relativisht e rëndë, por fatmirësisht ka shpëtuar. Plaga që ka marrë është e thellë, por po i nënshtrohet mjekimit në spital.