TRAGJEDIA, bie në një kovë me ujë, mbytet foshnja
Durrës– Një foshnje 10-muajshe ka humbur jetën dje pasdite në Sukth të Durrësit. Fëmija me inicialet O.S., ende pa e mbushur vitin është mbytur në një kovë me ujë. Kanë qenë familjarët të cilët e kanë gjetur të pajetë në oborrin e shtëpisë vogëlushin e tyre 10-muajsh. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Burimet policore thonë se vdekja e tij ka qenë aksidentale, pasi ai ka rrëshkitur në një kovë me ujë dhe ka humbur jetën.