E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakovë: Sulmohet me armë Komuna

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në orët e para të ditës së sotme. Policia tha se nga predhat janë thyer disa xhama, ndërsa të lënduar nuk ka.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja të kalibrit 7.62mm.

Ngjarja ka ndodhur rreth 25 minuta pas mesnate. Policia po kryen hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Ende nuk ka reagime nga përfaqësuesit institucionalë e politikë në Gjakovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›