E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dekoroi Rohan me "Medaljen e Artë të Pavarësisë"

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti në takim ambasadorin Albert Rohan, ish-zëvendës i emisarit special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, të cilin e dekoroi me "Medaljen e Artë të Pavarësisë".

Gjatë ceremonisë së dekorimit të ambasadorit Rohan, Sejdiu theksoi të ketë marrë këtë vendim për të vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Rohan në procesin e bisedimeve për përcaktimin e statusit politik të vendit tonë dhe si simbolikë e përkushtimit dhe mirënjohjes së thellë për angazhimet e tij për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›