Spanja pro Kosovës për pjesëmarrje në mbledhje e BE-së
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, është shprehur se edhe pse vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, gjatë presidencës së këtij vendi në pjesën e parë të vitit 2010 Spanja do të lejojë Kosovën të marrë pjesë në mbledhjet e Bashkimit Evropian."Spanja do ta lejojë Kosovën që të marrë pjesë në mbledhjet e Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me Ballkanin, gjatë presidencës së saj në pjesën e parë të vitit 2010, megjithatë nuk e njohim pavarësinë e Kosovës", -pohoi ministri spanjoll Moratinos.
Sipas tij, Spanja do të vazhdojë t'i mbajë kontaktet me autoritetet e Kosovës brenda kornizës multilaterale.
Bëhet e ditur se Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet siç është konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së Spanjës.
Ky është një hap mjaft pozitiv për shtetin më të ri në botë, pasi Spanja më përpara kishte refuzuar në mënyrë kategorike çdo mundësi dialogu si edhe bisedash me zyrtarët e kosovarë.