E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakovë dhe Prizren, sekuestrohen 3. 5 kg heroinë, arrestohen 2 shtetas

 

PRIZREN-GJAKOVE-Policia e Kosovës ka mundur sekuestrimin e 3.5 kg heroinë në Gjakovë e prizren. Në pranga kanë rënë 2 persona që dyshoheshin se e trafikonin atë si dhe u sekuestruan municione. Kështu në Gjakovë pas një sinjalizimi nga ana e qytetarëve, dje Hetuesit e Njësisë të Hetimeve Transkufitare të cilat veprojnë në kuadër të Departamentit kundër krimit të Organizuar, zhvilluan një kontroll në një shtëpi në Gjakovë. Gjatë kontrollit të kryer u konfiskuan rreth 2 kg substanca narkotike të dyshuara te jete heroinë dhe një pistoletë e prodhimit “Zastava” të kalibrit 6.35 m. Në pranga ka rënë E. Nagavci, 25 vjec nga Gjakova.
Ndërkohë dy ditë më parë, më 06 Nëntor rreth orës 18:00 Njësiti Regjional për Luftimin e lendeve narkotike ne Prizren ne fshatin Mushtishtë, në Suhareke, ka bërë kontrollin në shtëpinë e një personi të dyshuar se posedintë lëndë narkotike. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e S.J 28 vjec, policia ka gjetur një sasi narkotike të dyshuari heroinë dhe 40 fishekë te kalibrit 7.62mm. Sasia e konfiskuar është 1 (një) kilogram e 532 (pesëqind e tridhjete e dy) gram.
Lidhur me të dyja rastet janë duke u zhvilluar hetime intensive. Dyshohet se persona të tjerë mund të jenë të implikuar në tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›