Karla Bruni i thotë “PO” Woody Allen
PARIS- Pas muzikës ka vendosur të provojë aftësitë e saj edhe në aktrim. Karla Bruni ka pranuar kërkesën e regjizorit njujorkez Woody Allen për të marrë pjesë në filmin e tij më të fundit.
“Nuk jam aktore por ky është një rast me të vërtetë fantastik. Allen më kërkoi të recitoj në filmin e tij, nuk di ende cfarë roli do të kem por di të them që e kam pranuar ofertën” është shprehur zonja e parë e Francës.
Mësohet se rigjizori i ka vendosur një kusht të vetëm Brunit, të mos pranojë propozime të tjera kinematografike.
Allen e kishte bërë publike që vitin e shkruar, idenë e tij për të futur zonjën Sarkozi në botën e kinemasë.
“Jam i sigurtë që Karla Bruni do të jetë e mrekullueshme. Duhet patjetër ti besoj një rol” është shprehur regjizori njujorkez gjatë një vizite në Francë. (e.n/BalkanWeb)