Gjaku i importuar, mundësia e fundit

05/05/2005 Vetëm pasi të përfundojnë të gjitha rezervat dhe mundësitë për të dhuruar do të importohet
Solis: Do nisin fushata për dhurimin vullnetar të gjakut
Gjaku i importuar do të jetë mundësia e fundit që do të përdoret për ata që kanë nevojë. “Do të bëjmë fushata të forta për dhurimin e gjakut”, tha ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.
Në shtator nis dhurimi i gjakut
Kështu në muajin shtator do të nisë dhurimi i gjakut nga ushtarët, pra nga radhët e Forcave të Armatosura të vendit. Ndërkohë që për të dhuruar ftohen dhe të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore dhe private, studentë, etj. Ndërkohë që për operacione do të vazhdojë të përdoret e njëjta metodë, gjak nga familjarët.
1 dhjetor, gjak për
fëmijët, analiza për SIDA-n
Ndërkohë data 1 dhjetor, që është dhe Dita e Luftës kundër SIDA-s, do të jetë Dita e dhurimit të gjakut. Duke qenë se gjakut të dhuruar i bëhen analizat, kush është i infektuar do të identifikohet. Pas 1 dhjetorit, dihet që shtohet shumë dhe numri i atyre që kërkojnë të bëjnë analizat. Kështu ka vendosur Ministria e Shëndetësisë.
Nevoja e përhershme te
fëmijët talasemikë, hemofilikë
Ideja e gjakut të importuar ka lindur si nevojë për fëmijët, të cilët vuajnë nga anemitë kronike, nga talasemia apo hemofilia. Këshilli i Ministrave para një jave miratoi disa ndryshime të ligjit, duke i çelur rrugën importimit dhe eksportimit të gjakut dhe produkteve të paqëndrueshme të tij. Këto janë disa shtesa në ligjin “Për shërbimin e transfuzionit dhe kontrollin e gjakut dhe produkteve të tij”, të ndryshuar.
Për gjakun 26 milionë lekë
Ndërkohë, në këtë ligj do të përfshihet duke u bërë dhe taksative, parimi i promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut, pa u kompensuar. Këto ndryshime janë propozuar në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe është patur parasysh legjislacioni i disa vendeve evropiane. Kostoja financiare parashikohet në rreth 26.000.000 (njëzetegjashtë milionë) lekë, e cila do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë. Në Ministrinë e Shëndetësisë, para disa kohësh u ngrit një grup për të bërë ndryshimet përkatëse të ligjit.
Importimi nga vendet e perëndimit
Sipas drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Gjakut, Irena Qendro, importi s’do të ketë risk, pasi do të bëhet nga vende të Evropës Perëndimore, si Zvicra, Gjermania apo Danimarka, të cilat kanë dhënë prova për sigurinë e padiskutueshme të dhurimit që kanë. Greqia prej vitesh ka ndjekur përvojën e importimit të gjakut. Vetëm sëmundja e talasemisë në vendin tonë numëron 500 të sëmurë dhe sipas statistikave më të fundit, çdo vit, 20 lindje të reja rezultojnë me të njëjtin problem, ndërsa nga hemofilia vuajnë rreth 400 pacientë.