E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jones: Jo vetëm para nga Brukseli

05/05/2005  Në kuadër të Javës Europiane ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Richard Jones, zhvilloi dje një takim me studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Jones u shpreh se "në Shqipëri duhet të ndryshojë mentaliteti për integrimin në BE". Sipas tij, "integrimi në Europë nuk është vetëm pranimi i të mirave, marrja e parave nga Brukseli dhe lëvizja e shtetasve lirisht, por duhet të pranohen dhe rregullat e vendosura nga Bashkimi Europian". Java Europiane organizohet në kujtim të 9 Majit 1950, ditën kur u hodh hapi i parë i Evropës së Bashkuar. Në këtë takim merrnin pjesë pedagogë, studentë si dhe përfqësues nga Lëvizja Majft!.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›