E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Beqja: S'ka rritje reale të pensioneve

Opozita nuk ka vonuar ta quajë mashtrim edhe qëndrimin e fundit të kryeministrit Berisha, duke deklaruar se ai manipulon me shifrat. Në emër të selisë, rozë, deputeti Ilir Beqja deklaroi se indeksimi i pensioneve duhej bërë që në muajin maj dhe të merrej parasysh rritja totale e cmimeve. Beqja shtoi gjithashtu se borxhi publik ka shkuar në 60 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

"Nuk ka rritje te pensioneve per pensionistet shqiptare. Me parate qe u jepte me shtesat Sali Berisha, ata blejne me pak se nje vit me pare. Eshte shtrenjtuar 13 per qind vetem administrativisht energjia elektrike, eshte shtrenjtuar 26 per qind vetem administrativisht uji i pijshem. Jane shtrenjtuar 10-30 per qind perimet. Nderkohe ne menyre te pamoralshme ne sot denoncojme veprimin e paligjshem te Sali Berishes per te mos zbatuar indeksimin e pensioneve nga data 1 maj. Ai dhe qeveria e tij e integrimit, i ka borxh dy muaj pensione shqiptareve", tha Ilir Beqja.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›