Mitrovicë, atentat deputetit serb në parlamentin e Kosovës

Petar Miletic, deputet i Kuvendit të Kosovës, është plagosur mëngjesin e sotëm, në veri të Mitrovicës. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hotim incidenti ka ndodhur rreth orës 8:00 në rrugën "Tanavska Rajica", duke dalë nga banesa e tij.
Kundër Petar Miletiq besohet se janë qëlluar të paktën katër plumba, por vetëm një e ka goditur në gju. Miletic u cua për kurim në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës.
Miletic është nënkryetar i Partisë Liberale Serbe. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e cilësuan si atentat sulmin ndaj deputetit Miletic. Ndërsa sipas kryeministriot Hashim Thaçi zhvillime të tilla në Mitrovicë po ndodhin pas hapjes së Zyrës për Shërbime Civile të Qeverisë së Kosovës në atë pjesë. Ai premtoi se Qeveria nuk do të zmbrapset nga angazhimi për të shtrirë pushtetin në atë pjesë.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 korrik 2010 )