Gjenerali: Kemi dhe 100 ha per te pastruar ne krater
Drejtuesit e operacionit te kerkim-shpetimit besojne se numri perfundimtar i viktimave do te jete 21 persona. Kjo deklarate eshte dhene dje dhe mbeshtetet ne faktin e keqyrjes paraprake te kraterit te minuar. Nderkohe qe zona, ku ndodhi shperthimi ne repartin e Gerdecit, mbetet ende e minuar, megjithese prej nje jave punohet per pastrimin e saj nga 500 forca te repartit te xhenios. Gjeneral Shpetim Spahiu deklaroi dje se aktualisht eshte bere e mundur qe te pastrohet zona e fshatrave ku kishin rene predhat pas shperthimit tragjik, porse ende mbetet kritike situata ne territorin e repartit dhe nje zone te pyllezuar rreth tij. "Mund te themi se harta ka ndryshuar dhe aktualisht po punohet brenda kraterit me nje siperfaqe prej 100 ha te minuar e shkaterruar, si pasoje e shperthimit", tha dje Spahiu. Forcat e xhenios kane depertuar prej dy ditesh ne krater, ku jane dalluar pjese te ndryshme mjetesh e te fabrikes te shkaterruara, ndersa kane gjetur edhe sende materiale qe jane marre nga prokuroria per hetim. Por, ende nuk eshte hyre brenda fabrikes per te kryer pastrime nga predhat dhe kryerjen e ekspertizes ne vendngjarje. "Zona perreth fshatrave e brenda tyre, si ne Maminas, Marqinet e Gerdec eshte krejtesisht e pastruar nga predhat dhe pa rrezik per banoret. Por pjesa e pyllezuar dhe e fabrikes ka ende pune per te kryer", sqaroi gjeneral Spahiu, dje, per mediat. Ne fshatin Gerdec, edhe dje ka vazhduar operacioni i shpetim-kerkimit nga xheniot e ndarja e ndihmave nga shoqata te ndryshme e organizma humanitare. "Besojme se ne krater nuk ka me viktima te tragjedise, por, gjithsesi, duhet pritur te pastrohet krejtesisht siperfaqja e minuar", perfundoi Spahiu.
Xheniot zbulojne pjese trupash
Dita e djeshme ka shenuar edhe nje tjeter tmerr per forcat e xhenios ne kraterin e minuar te repartit te Gerdecit. Ndersa kryenin kerkime shume prane vatres, ushtaraket zbuluan edhe disa pjese trupash qe ende nuk konfirmohet nese i perkasin nje personi te vetem apo jane te disa prej viktimave e te mbijetuarve te tragjedise. Burime nga vendngjarja thane dje, per gazeten "KJ", se zbulimi i pjeseve eshte bere gjate kerkimeve rreth ores 15:00 te dites se djeshme. Menjehere ato jane derguar ne morgun e Mjekesise Ligjore, ku do i nenshtrohen nje ekspertize e analize te ADN-se per te verifikuar se kujt i perkasin. Dy dite me pare u gjeten edhe dy kufoma ne krater, ndersa u identifikuan edhe tre prej te vdekurve.
SSSASS