Gjallë, me motivin e gjakmarrjes në festivalin e filmit në Çeki

Filmi i Artan Minarollit do të ketë një premierë botërore
Në datën 5 korrik në Çeki starton festivali i filmit Karlovy Vary International Film Festival në Çeki. Në këtë festival merr pjesë dhe filmi Gjallë me regji të Artan Minarollit. Ky eveniment është cilësuar si një nga festivalet më të rëndësishme, pas atij të Kanës. Regjisori, së bashku me aktorin kryesor Nik Xhelilaj, do të jenë të pranishëm gjatë shfaqjes së filmit. Ky aktivitet, që zhvillohet nga data 5-6 korrik është një nga festivalet më të rëndësishme të filmit pas Kanës, ndaj dhe regjisori Artan Minarolli ka vendosur ta shfaqë për të parën herë filmin e tij Gjallë. Filmi, me skenar dhe regji të Minarollit, prek një temë shqiptare, siç është gjakmarrja, duke gërshetuar kohët, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Bazuar në skenarin e Ylljet Aliçaj, ngjarjet e filmit vendosen në vitin 1997, në kohën e trazirave në Shqipëri. Në qendër është Koli, djaloshi malësor, studenti i vendosur në metropolin shqiptar, por që është edhe viktima e radhës së gjakmarrjes. I kthyer papritur në Malësi pranë familjes së tij pas lajmit për vdekjen e të atit, pikërisht në varrim ai mëson për të parën herë se është pjesë e zinxhirit të një gjakmarrjeje. Krah aktorit Nik Xhelilajt interpretojnë edhe emra të tjerë, si Bruno Shllaku, Reshat Arbana, Niada Saliasi, Tinka Kurti, Xhevdet Ferri, Luljeta Bitri etj. Filmi, një bashkëprodhim shqiptaro-austriako-francez, ka mbyllur xhirimet në gusht të vitit 2008, ndërsa postproduksioni i tij është realizuar në Austri. Për publikun në Shqipëri premiera e filmit Gjallë mendohet të jetë në muajin shtator. Kështu një tjetër aspekt i gjakmarrjes shqiptare i paraqitet publikut të huaj. Këtë radhë, përmes filmit më të ri të regjisorit Artan Minarolli. Gjallë, premiera e të cilit nuk është shfaqur ende për publikun shqiptar, do të ketë premierën botërore në Karlovy Vary International Film Festival në Çeki. Ndërkohë që vetëm para disa kohësh regjisori Minarolli solli filmin "Kronikë Provinciale", i cili erdhi si bashkëpunim mes regjisorit Artan Minarolli dhe skenaristit Ylljet Aliçaj. Filmi për të cilën nisën xhirimet gati katër vjet më parë solli në rolet protagoniste një kastë të njohur aktorësh, që nga Robert Ndrenika, Fadil Hasa, Birçe Hasko, Aleko Prodani, Mirush Kabashi, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Arta Dobroshi, Tedi Papavrami etj. Subjekti i filmit i vendos ngjarjet në qytetin e Beratit. Jeta në këtë qytet mes thashethemeve e përditshmërisë të personazheve, sjell edhe violinistin Tedi Papavrami, si një djalë i cili ka studiuar për pikturë jashtë vendit, në Francë. Filmi i cili ishte premiera e parë për këtë sezon pranveror ka si producente Loreta Mokinin.
Fati i individit shqiptar në filmin Gjallë
Motivi i gjakmarrjes, si shkas për të diskutuar për fatin e individit shqiptar në ditët e sotme, me këtë ide regjisori Artan Minarolli ka nisur xhirimet për filmin e tij më të fundit Gjallë. Filmi trajton fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë. Historia bën fjalë për një djalë i cili zbulon një dhuratë, që do tia ndryshojë krejt papritur kahun e jetës. Ai është në gjak me dikë, dhe tashmë duke qenë mirë e bukur, ka pas shpine edhe një hasm. Për shkak të gjakmarrjes, djali nga Malësia e Veriut detyrohet të braktisë shkollën. Ai shkon në një tjetër fshat te disa kushërinj dhe detyrohet të punojë në një lavazh, por fshati ka probleme të tjera, kështu që djali nuk mund të qëndrojë më as aty dhe kthehet prapë në shkollë. Ai i ruhet shumë hasmit, madje arrin deri në pikën kulminante, sa detyrohet të mbajë me vete një armë, (revolver). Pra personazhi rreth të cilin zhvillohen ngjarjet, është pikërisht ky djalë i ri, i cili jeton çdo moment nën ankthin e jetës dhe vdekjes, derisa vjen një moment kur hasmi papritur i shfaqet përpara. Xhirimet e filmit për disa ditë janë përqendruar në Baldushk të Tiranës, për të vijuar më pas dhe në zona të tjera si në Lurë dhe në Durrës. Roli i studentit interpretohet nga Nik Xhelilaj, të cilin e kemi parë të debutojë në filmin e Pirro Milkanit, Trishtimi i zonjës Shnajder. Për këtë aktor brenda një kohe të shkurtër, ky është i dyti rol kryesor. Shtëpia e regjisorit Gëzim Erebara ka qenë vendi i parë i xhirimeve, për filmin Gjallë të Artan Minarollit. Drama e personazhit nis në një ceremoni mortore. Ishte aty ku ai mëson se është në shënjestrën e një gjakmarrjeje të vjetër. Dëshira për të jetuar si gjithë të tjerët dhe frika nga vdekja përplasen brenda tij, duke krijuar situata të forta tensioni. Filmi i ri është një bashkëprodhim shqiptaro-austriak-francez, që është ndërtuar mbi një skenar, që tregon me anë të një gjuhe kinematografike pasojat, që ka lënë gjakmarrja në shoqërinë shqiptare.
Last Updated on Friday, 03 July 2009 00:18