E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjallica kerkon 1.7 milione dollare

Tirane- Gjallica kerkon parate e dhena hua nga ana e saj, perpara trazirave te firmave piramidale te vitit 1997, para keto te cilat nuk i jane kthyer gjate ketyre viteve. Nepermjet nje kerkese te depozituar ne Gjykaten e Tiranes, administratori i pavarur i shoqerise "Gjallica" sh.p.k, kerkon qe Permbarimi te marre shumen prej 1 milion e 700 mije dollare, shoqerise debitore "Desing and Constructions Sionitis S.S, Janine Greqi" me perfaqesues Kristo Siontis. Kerkesa e bere nga ana e "Gjallices", eshte marre parasysh nga Gjykata e Tiranes, e cila me vendimin numer akti 911, vendosi qe te urdheroje Permbarimin qe te ekzekutoje vendimin. Pritet qe nga ana e Permbarimit shqiptar, te dergohet nje leter-porosi per te kerkuar huan.
Kerkesa
Kerkesa u depozitua ne Gjykaten e Tiranes, nga administratori i pavarur i Shoqerise "Gjallica" sh.p.k., perfaqesuar ne gjykim nga Danjela Riska, sipas autorizimit numer ekstra te protokollit te dates 23 mars te vitit 2010. Objekti i kesaj padie, ishte "leshimi i urdhrit te ekzekutimit per vendimin e administratoreve Nr.2 date 07 shtator te vitit 2009 mbi shpalljen debitor te shoqerise "Desing and Constructions Sionitis S.S, Janine Greqi" me perfaqesues Kristo Siontis, shpallur debitor per shumen 1.700.000 USD me adrese ne Janine". Kerkesa e depozituar ne Gjykaten e Tiranes kishte si objekt te saj ligjor, nenin 510 dhe 511 te Kodit te Procedures Civile. Sipas kerkeses se saj, pala kerkuese, kerkonte qe Permbarimi te mundesonte kthimin e shumes se lekeve, te cilat jane marre nga firma greke.
Vendimi
Gjyqtarja e ceshtjes, Anila Capo shqyrtoi kerkesen e pales paditese, si dhe teresine e te gjitha provave te marra ne pranimin e saj. "Ne baze te nenit 5 te ligjit Nr. 8471, date 8 prill te vitit 1999, "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore, ne llogarite e personave juridike jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere", vendimi i mesiperm perben titull ekzekutiv. Sipas nenit 510/e te K.Pr.Civile "Ekzekutimi i detyrueshem mund te behet vetem ne baze te nje titulli ekzekutiv. Jane aktet e tjera, qe sipas ligjeve te vecanta quhen tituj ekzekutiv dhe zyra e permbarimit ngarkohet per ekzekutimin e tyre". Per sa me siper, gjykata vendos ne baze te nenit 511/c te K.Pr.Civile, te leshoje urdhrin e ekzekutimit per vendimin Nr. 2, date 7 shtator te vitit 2009 mbi shpalljen debitor per shumen 1.700.000 USD, te shoqerise "Desing and Construction Siontis S.A. Janine -Greqi" me perfaqesues Kristo Siontis, thuhet ne vendimin e gjykates. Gjykata urdheroi zyren e Permbarimit, qe te ekzekutoje vendimin. Mesohet se Permbarimi do te ekzekutoje kete vendim nepermjet leter-porosise, pasi kjo zyre nuk ekzekuton dot vendime jashte territorit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›