E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athine, bombe ne automjetin e shqiptarit

Athine- Nje bombe e vendosur ne automjetin e nje emigranti shqiptar, ka shperthyer mengjesin e djeshem ne lagje periferike te kryeqytetit grek, Athine. Sipas mediave greke, bomba ishte e vendosur ne kofanon e nje automjeti, qe drejtohej nga nje shqiptar tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur, i cili ne momentin e shperthimit ka qene duke drejtuar mjetin ne lagjen periferike "Metaxourgeio", afer nje shetitoreje. Eksplozivi ka demtuar shasine e makines dhe ka thyer xhamat e dritareve, por shoferi i saj ka shpetuar. Policia greke, e cila eshte duke kryer hetimet ne lidhje me kete ngjarje, fillimisht deklaroi se bomba ishte vendosur ne rruge dhe shpertheu pasi nje makine kaloi mbi te, ndersa dyshonte per ndonje motiv ekstrem. Por pas hetimeve, rezultoi se bomba ishte vendosur ne kofanon e makines, ndersa dyshimet vertiten rreth ndonje hakmarrje te mundshme ndaj shqiptarit. Policia eshte duke hetuar ne lidhje me ndonje konflikt te mundshem te tij, ndersa nuk perjashtohen as mundesite e ndonje ngaterrese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›