Perjashtohet nga gjykimi, shqiptari qe vrau tre vete. Mjeket e nxjerrin skizofren
Itali-Emigranti shqiptar 24-vjecar Alfred Melyshi, i cili nentorin e kaluar, kreu nje vrasje te trefishte ne vendin fqinj Itali, nuk do te shkoje ne gjykim. Pas ekspertizes mjekesore, nje psikologe italiane ne raportin e saj, ka thene se Melyshi e ka kryer krimin ne nje moment delirant dhe 24-vjecari eshte skizofren. Nderkohe kane vazhduar hetimet per kete vrasje makabre. Mediat italiane citojne prokurorin e ceshtjes, i cili eshte shprehur se "per momentin mund te flasim per nje vrasje te kryer per motive te dobeta". "Ishte vullneti i Zotit". Keto jane fjalet qe ka shprehur 24-vjecari Alfred Melyshi diten e vrasjes, teksa karabinieret italiane, po e dergonin ne spital. Alfred Melyshi u transferua nga spitali i qytezes ku jetonte ne Pavia, ne nje spital tjeter, ne te cilin ka dhoma te blinduara per personat e denuar ose per te paraburgosurit. Sipas prokurorit te ceshtjes, Francesko de Soco, shkak per vrasjen e trefishte kane qene mosmarreveshjet e te pandehurit, me vellane e tij, Antonin dhe nusen e ketij te fundit dhe per pasoje keta, e kishin debuar ate nga shtepia. Disa momente para se te ndodhte vrasja e trefishte, Alfredi kishte shkuar ne shtepine e te vellait, ku kishte debatuar ashper me te kunaten. Me pas ai ka nxjerre nje thike dhe ka goditur per vdekje kunaten e tij, Rina Melyshi 24 vjec, mbesen 3-vjecare dhe motren e kunates, 19-vjecaren Ornela Ndoji. Ne momentin e masakres vellai i agresorit, Anton Melyshi 30 vjec, nuk ndodhej ne shtepi. Familja Melyshi ishte me origjine nga Mirdita, por te afermit e dy vellezerve Anton dhe Alfred, banojne ne fshatin Sanxhak te Lacit.