Gjana: 10 përqind e tokës bujqësore nuk punohet
Në Shqipëri vetëm 10 përqind e tokës bujqësore është djerrë, megjithatë qeveria po ndërmerr masa ligjore që edhe kjo sipërfaqe të futet në qarkullimin ekonomik. Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana tha se vendi ynë nuk e ka luksin ta lerë të papërdorur tokën bujqësore. Sipas Gjanës për tokën e lënë djerrë, mes 3 alternativave asaj të heqjes së titullit të pronësisë, të supertaksimit, dhe të administrimit nga ana e komunave, qeveria zgjodhi këtë të fundit, pra pushetit lokal do të japë me qira tokën e pa punuar.
Gjana "Nuk do të ketë heqje titulli pronesië për ata që nuk e punojnë tokën as supertaksa, vetëm do t’ju merret në përdorim, lëshohet me qira dhe rikthehet më pas."
Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës për këtë çështje, ministri sqaroi arsyet pse toka lihet djerrë në vendin tonë.
Gjana “Nuk është çështje kostoje, nuk punohet vetëm 10 për qind e tokës kryesisht në zona ku kanë ikur për emigracion, apo ku kanë leverdi të merren me diçka tjetër opozita bën të paditurën apo dashakeqen."
Ministri Gjana foli edhe për vendim tjetër të qeverisë për hapjen e tregut të tokës bujqësore edhe për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare dhe brenda 7 vitesh edhe për qytetarët e Bashkimit Europian.