E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Përvjetori i luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë

Gjeogjia përkutjon sot një-vjetorin e luftës 5-ditore me Rusinë. Tbilisi zyrtar bëri sulmin e parë në Osetinë Jugore më 7 gusht, pas ditëve të tëra luftimesh me separatistët, të cilat çuan në ashpërsimin e marrëdhënieve me Moskën. Lufta e një viti më parë shkaktoi vdekjen e 390 civilëve dhe zhvendosjen e 190.000 të tjerëve. Një vit më vonë, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesti Internejshënëll thotë se rreth 30 mijë persona që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nga konflikti mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, mbeten ende të zhvendosur dhe një vit pas tij. Shumica e aktiviteteve përkujtimore do të zhvillohen në qytetin Gori, ku u zhvilluan dhe luftimet më të ashpra vitin e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›