E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Lopët, tani të legalizuara

 

DURRES - Brenda këtij viti 650 mijë lopët që gjallojnë në Shqipëri do të matrikulohen. E thënë ndryshe edhe lopa e ndodhur në fshatin më të humbur të vendit do të ketë pasaportën e saj, ku do të duket qartë kodi dhe flamuri i shtetit që përfaqëson. Për herë të parë ky proces është bërë në kohën e mbretit Zog. Tashmë asnjë lopë nuk do të mund të kullosë "ilegalisht" në lëndina , nëse ajo nuk do të ketë të varur në të dyja veshët "pasaportën". Në Shqipëri deri më tani janë identifikuar si "ilegale" 400 000 krerë lopë. Falë targetave, të cilat vendosen në veshin e lopëve do të mësohet tash e tutje origjina e saj, raca, mosha, sëmundjet që ka kaluar etj si këto. Pas vendosjes së ma-trikujve veterineri do të plotësojë edhe kartelën me të dhënat e kafshës. Ministri Jemin Gjana kërkoi nga specialistët e qarqeve kryesore të vendit të nisin menjëherë punën. Ky hap do t'i jepte vizën "shengen" lopëve shqiptare, pasi do të lejonte eksportin e gjedhëve të gjallë dhe të mishit në vendet e BE.                                        o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›