E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, 10 orë pa energji

 

KUKES - Prej ditës së djeshme, qyteti i Kukësit dhe i Hasit po vuan mungesën e gjatë të energjisë elektrike. Që nga ora 08.00 deri në 18.00, KESH do të ndërpresë dritat, duke e justifikuar këtë veprim me një riparim të linjës së tensionit të lartë. Por ndërkohë, burime të tjera bëjnë të ditur se këto kufizime mund të zgjasin edhe më shumë se një javë. Në fakt, prej disa kohësh, Kukësi po vuan mungesën e energjisë prej më shumë se 5 orësh në ditë. Brigadat e riparimeve tashmë kanë nisur punën, ndërkohë që rreth 100 mijë banorë po përballen me vështirësitë që sjell mungesa e dritave. Aktualisht, prurjet në liqenin e Fierzës janë minimale, 22 metër kub në sekondë. Niveli në hidrocentral është ulur në 277 metër, ose 19 metra poshtë maksimales, ndërsa është vënë në punë vetëm një turbinë, nga katër që janë.                                               j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›