E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjana: Partia e Topit duhet te quhej partia e te pakenaqurve Nga Eva Gjura



Diskutimet konkrete per emrin e presidentit duket se me shume kane nisur ne media sesa ne radhet e Partise Demokratike. Deputeti i PD Jemin Gjana ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", duke komentuar zhvillimet me te fundit politike ka deklaruar se, ende partia qe ai perfaqeson nuk ka nisur diskutimet per ndonje emer konkret per postin e kreut te shtetit, nderkohe qe thekson faktin se kandidati i veteshpallur Fatos Nano, nuk mund te jete kandidat i mazhorances. Deputeti Gjana ka komentuar gjithashtu edhe takimin dhe darken e fshehte qe ka konsumuar kryetari i PS-se, Rama, me kryetarin e LSI-se, Meta. Sipas Gjanes, takimi publik qe ata bene nuk ka asgje te keqe dhe nuk perben ndonje lajm, pasi eshte ne faze negociatash dhe diskutimesh per presidentin dhe takimi i tyre eshte dicka normale. Ndersa kur behet fjale per takimin pas kuintave ne shtepite e njeri-tjetrit, larg syve te medias, kjo per Gjanen mund te konsiderohej nje mungese e larte moraliteti, per arsyen se perse behet i fshehte. Gjana u shpreh se me duket vertet e papranueshme qe ne nje menyre kaq te befte, ne nje darke te vone, jashte syve te kujtdo ulen dy vete, te cilet kane konsumuar deklarata te shuma mes njeri-tjetrit. Sa per koalicionin me LSI, Gjana tha se, eshte i prirur te komentoje deklaratat publike qe ka bere Meta, se koalicioni shkon mire dhe ai do te jete me PD, nese ai ben deklarata te tjera, u shpreh Gjana, - atehere do t'i komentoj. Gjithashtu, deputeti i PD-se ka treguar se puna per reformimin e rregullores se Kuvendit po shkon shume mire. Lidhur me propozimin e PS per te votuar presidentit me zarf, Gjana u shpreh se presim te na sjellin nje model te shkruar ne rregulloren e parlamentit Europian dhe ne e miratojme ndryshimin menjehere.

Cfare po ndodh me komisionin e reformes parlamentare, sepse ju jeni shprehur se tashme kjo reforme per ju eshte mbyllur, nderkohe qe nuk ka te njejtin qendrim opozita?

Eshte mbyllur mandati dhe mandati i shtuar prej nje muaji i grupit te punes per reformen parlamentare. Jane permbyllur me konsensus 27 nderhyrje, amendamente tek rregullorja e parlamentit dhe 10 amendamente tek statusi i deputetit. Shumica e tyre jane kerkesa, shqetesime dhe adresime te paraqitura nga koleget e opozites. Kane mbetur dy ceshtje, te cilat opozita ka vazhduar t'i adresoje gjate gjithe kohes, por qe nuk jane pranuar nga ana jone, sepse jane jashte mandatit qe konferenca e kryetareve dhe marreveshja e nenshkruar ne nentor mes dy paleve i ka dhene ketij grupi pune per reformen parlamentare. Jane jashte mandatit, sepse jane ceshtje qe kane interferime me Kushtetuten te Shqiperise. Mund te jete specifike kushtetuta e vendit tone, ka nje numer shume te madh nenesh dhe shume te detajuara, per ceshtjet qe kane te bejne me parlamentin, me veprimtarine parlamentare, procedurat parlamentare, me menyren e formatimit te parlamentit, eshte nje nder rastet e rralla qe ka kaq shume nene per funksionimin e parlamentit. Ne kete kuptim, nuk eshte ne mandatin e ketij grupi pune qe ne te referojme dhe te interferojme me nenet e kushtetutes dhe natyrisht qe nuk mund te miratojme asnje ndryshim me akte te tjera, te cilat jane ne thyerje te neneve te kushtetutes. Dy jane ceshtjet. Njera eshte e votimit te dekreteve te presidentit, eshte bere e qarte se votohet jo per emrin. Kuvendi i Shqiperise voton per emrat ne menyre te fshehur, por voton per dekretet e presidentit ne menyre te hapur, per paralelizem do te them se kur emerohet kryeministri i vendit ka nje dekret te presidentit, votohet ne menyre te hapur, kur votohen ministrat ka nje dekret nga presidenti dhe votohet ne menyre te hapur, kur shkarkohen ministrat ka nje dekret dhe votohet ne menyre te hapur. Pse? Se ne kete rast votohet per dekret te presidentit. Ceshtja e dyte, ka nje pretendim te opozites qe e kane adresuar si nje ndryshim qe sa here qe flet kryeministri i vendit ne Kuvend, te flase dhe kryetari i opozites, nderkohe qe ne nenin kushtetues eshte e percaktuar qartesisht, kryeministri e merr fjalen sa here te doje ne seancat plenare te Kuvendit. Ata qe jane marre me hartimin e Kushtetutes e kane ditur se ne parlament ku flet kryeministri ka edhe nje opozite, e ka vene me koshience nje status te vecante kryeministrit. Kryetari i opozites ka te barabarten e tij me kryetarin e grupit te mazhorances dhe rregullorja e Kuvendit per kryetaret e grupeve ka specifikime te vecanta qe iu jep atyre kontribute me te vecanta sesa deputeteve te tjere. Eshte pergatitur materiali eshte paraqitur ne Konference te Kryetareve, opozita refuzon qe materiali te kaloje ne seance plenare sa kohe qe ne nuk konsiderojme dhe nuk mund te marrim si atribute ne grupin e punes keto dy ceshtje. Ketu ka mbetur e bllokuar ceshtja dhe une besoj se opozita te shohe me qetesi keto dy propozime te saj per t'u terhequr prej tyre, me qellim qe ne te mund te miratojme kete grup aq te madh amendamentesh qe ka miratuar grupi i punes.

Ku ka mbetur debati per sa i perket kerkeses se opozites per votimin e presidentit me zarf?

Kemi bere disa ndryshime ne rregullore, bazuar ne rregulloren e Parlamentit Europian qe kane te bejne me komisionin e votimit me proceduren e votimit per rastin e votimit me flete, pra me kuti, kur eshte fjala me kuti te fshehte. Madje, kemi bere specifikime, se kur e kerkojne 1/4 e deputeteve, votimi behet me kuti, me flete. Eshte paraqitur nje kerkese qe ne rastin e votimit me flete te votohet me zarf, ju kemi kerkuar qe te sjellin nje procedure te shkruar te Parlamentit Europian sesi kjo eshte dhe ne ta pranojme. Nese nuk ka nje procedure te shkruar dhe ne jemi te detyruar t'i referohemi rregullores se Parlamentit Europian. Nuk kane sjelle asnje te shkruar se po te sillnin ne nuk kemi asgje kunder.

Partite e vogla kane depozituar ne Kuvend nje kerkese per korrigjim te sistemit zgjedhor, prej disa ditesh vazhdojne te shtojne presionin mbi dy partite e medha per te pranuar kerkesat e tyre. Sa qendron ky pretendim i partive te vogla dhe a duhet korrigjuar sistemi?

Eshte kompetence e komisionit qe eshte krijuar per reformen zgjedhore qe ta konsultoje dhe ta shqyrtoje kerkesen e paraqitur dhe pastaj do te jete seanca plenare ajo qe do te marre vendimin final. Nese doni mendimin tim final e them me bindje te plote se sistemet jane per t'u respektuar dhe nuk jane per t'u arnuar, cdo sistem i arnuar eshte nje sistem i demshem dhe kemi nje sistem qe eshte funksional, qe eshte ne praktiken e vendeve te tjera. Arnimet qe duan t'i bejne sistemit ne thelb nuk jane principiale, jane arnime per interesa dhe per ta rikthyer parlamentin shqiptar te nje vendi me 3 milione banore dhe me 140 deputete me 15 grupe parlamentare sic ka qene dikur.

Kane nisur diskutimet dhe takimet per zgjedhjen e presidentit. Me aktivi ne gjithe kete debat duket ish-kryeministri Nano, i cili eshte veteshpallur si kandidat per president. Mendoni se Nano do te gjeje mbeshtetjen ne parlament per t'u zgjedhur presidenti, apo mazhoranca do t'i qendroje idese per te zgjedhur presidentin nga radhet e saj?

Eshte hapur nje proces i gjere konsultimi, eshte pranuar nga te gjithe aktoret. Asnje prej tyre deri me tani nuk ka dale me emra dhe nuk ka bere fjale per emra. Une jo s'e rezervoj, por nuk kam asnje dije te pakten edhe per strukturen politike, te ciles i perkas te jete bere ndonje diskutim per emra. Keshtu qe e perjashtoj veten nga e drejta per te folur dhe diskutuar per emra, sepse une besoj se ende askush nuk ka ne tavoline e tij te zyrtarizuar nje emer per ta futur ne procedura, pervecse atyre qe e kane futur veten ne proces dhe ky eshte ish-kryeministri Nano, i cili si kandidat i mazhorances nuk mund te jete. Ceshtja e negocimit mes paleve, nuk besoj se do ta komandojme ne nga jashte, jane ata qe do te ulen ne tryezat e konsultimeve qe do te percaktojne, se cila do te jete lista e kandidateve qe do t'i nenshtrohet procesit parlamentar te votimit te kandidateve apo kandidatit per Presidentin e Republikes, i cili fale ndryshimeve qe jane bere ne 2008-n mund te zgjidhet jo thjeshte me 84, mund te zgjidhet me 71, ashtu sic mund te zgjidhet edhe me 104.

Jeni njohur tashme nga mediat per takimin e fshehte Meta-Rama, nje takim i cili vjen pas nje vale akuzash e fyerjesh, si e komentoni?

Nese behet fjale per takimin publik, do ta ndaja nga gjithe ajo qe ka ndodhur, sepse palet kane rene dakord t'i nenshtrohen nje procesi konsultimesh dhe duhet te bente lajm ajo qe ata mund te mos uleshin dhe jo ajo qe ato jane ulur, sepse eshte hapur procesi ne prag te hapjes se procedurave per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Keshtu qe lidhur me kete takim qe eshte publik nuk kam asnje koment dhe e quaj nje gje krejt normale. Pavaresisht se cfare ka ndodhur, palet nese bien dakord per te negociuar, lene menjane gjithcka ka ndodhur, e cila mund te jete jo thjeshte ceshtje debatesh, pasi jane ulur ne diskutime pale qe jane vrare dhe kane pasur konflikte te medha. Nese behet fjale per te komentuar ate qe mediat kane thene per nje darke prapa kuintave ne shtepite e njeri-tjetrit, ajo eshte ceshtje, te cilen une do ta konsideroja nje mungese te larte moraliteti, se pari per arsyen pse behet i fshehur? Se dyti, te jene dy persona qe kane ndonje shenje idilizmi me njeri-tjetrin! Kjo nuk eshte. Le nje shije, e cila do te haje komente. Me duket vertet e papranueshme qe ne nje menyre kaq te befte ne nje darke te vone jashte syve te kujtdo ulen dy vete, te cilet kane konsumuar deklarata te shuma mes njeri-tjetrit.

Do te ndikoje ky takim ne koalicion?

Une vazhdoj t'i besoj deklarimit te kryetarit te LSI, z. Meta, se koalicioni vazhdon te funksionoje fare normal, madje dhe nje deklarate te tij te para disa javesh qe edhe ne 2013 do te jem pjese e ketij koalicioni. Nese ka ndryshuar apo do te ndryshoje mendim, kjo eshte dicka tjeter. Pastaj komentet une mund t'i bej pasi ai te kete bere deklaratat e tij, deri me sot une nuk kam lexuar ndonje deklarate te tij. Takimi i hapur dhe takim i fshehte jane dy gjera te ndryshme nga njera-tjetra.

Eshte zyrtarizuar partia me e re, me ish-funksionare te PD, e cila shpalosi programin ku ne thelb ishte perfaqesimi i shtreses se mesme, ish-pronaret, ish te perndjekurit. Keni koment?

Individualisht nuk merrem me asnje individ. E kam deklaruar dhe i qendroj deklarimit tim se kjo force politike nuk e demton PD, eshte nje krijese politike, dhe kur them krijese, nuk po e emertoj si force politike, sepse ka dale si rezultat i perqasjeve individuale dhe jo i nje programi te caktuar dhe jo i nje vizioni tjeter. Askush deri me sot nuk mund te me thote, se cila nga partite ne Shqiperi se ka ate shtresen e mesme, se ka ate shtresen e varfer ne programin e saj, si ka dhe intelektualet, gruan e rinine. Keto jane arnime fjalesh, te cilat perpiqen te ndertojne me gjase nje vizion ne partine e tyre. Nuk shoh qendrime dhe vizion politik, me te cilin mund te formatohet partia politike, partia e te pakenaqurve, po t'ia kishin vene emertimin keshtu do te ishin me te pranueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›