Humbësit e bashkive urdhërohet të mos kandidojnë, ai si kryehumbës po
Edi Rama mbledh deputetët për zgjedhjet në parti, shpërndan “direktivën”
Zgjedhjet në strukturat në PS, saktësisht data 25 tetor, nuk janë larg. Për pasojë me afrimin e kësaj date, pjesa e kujdesit dhe vëmendjes së kryetarit të kësaj partie është drejtuar në spastrimin e radhëve të saj, nga zërat kundër, por edhe faturimin e humbjes së radhës të zgjedhjeve të radhës, ndoca viktimave, drejtues të PS-së në bashki e komuna.
Ndërsa ka përfunduar faza e analizës post zgjedhore nëpër strukturat vendore të PS-së, në rang komunash e bashkish, mësohet se ka filluar faza e raportimit te kryetari Edi Rama i mangësive të vëna re në organizatat e PS-së në garën për zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.
Pjesë e kësaj faze raportimesh, kanë qenë dje edhe takimet, që sipas qarqeve, të mandatuarit e selisë së PS-së, kanë zhvilluar me kryetarin Edi Rama.
Sipas qarqeve, deputetët, mësohet se kanë filluar fazën e raportimeve të kryetari, që në orët e para të paradites në selinë e PS-së.
Mësohet gjithashtu se në këto takime, kryetari i PS-së Edi Rama, ti ketë porositur deputetët, që në datën 25 tetor, datën e zgjedhjeve të kryetarëve të partisë në nivel komunash e bashkish, të mos lejojnë të rikandidojnë kryetarët aktualë, komunat dhe bashkitë e të cilëve rezultojnë humbëse në zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011. Jo vetëm kaq, por Edi Rama ju ka kërkuar deputetëve, që të shkarkojnë mbi drejtuesit e PS-së në rang komune e bashkie, përgjegjësinë e humbjes së radhës, të zgjedhjeve të radhës.
Në këtë fushatë të re spastrimesh, por edhe gjetjes së alibisë së humbjes së radhës të zgjedhjeve të radhës, Edi Rama ka “thirrur” në ndihmë statutin e PS-së, neni 17 i të cilit në pikën 14 të tij, parashikon se, “Në rast se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme e vendore është humbës ose më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse kryetari i partisë i bashkisë/komunës dorëhiqet automatikisht”.
Pikërisht, këtë pjesë të këtij neni, Edi Rama po e keqpërdor për të mos i lejuar të rikandidojnë humbësit e drejtuesve të PS-së në nivel komunash e bashkish.
Me gjithë këmbënguljen e Edi Ramës, për të mos lejuar të rikandidojnë kryetarët humbës të partisë në nivel lokal, mësohet se reaksioni nga baza ka filluar të rritet. Sigurisht, janë të privuarit nga rikandidimi i mundshëm, që me mbështetësit e tyre, i kujtojnë Edi Ramës, se ai është kryehumbësi dhe se vetë i pari duhet të japë shembullin e dorëheqjes dhe të mosriakndidimit, si shkaktari i humbjes së dyfishtë, si në Tiranë, ashtu edhe në gjithë Shqipërinë.
Këta zëra që nuk janë të paktë, i kujtojnë Edi Ramës se nuk mjafton t’ia faturojë humbjen e bashkisë së Tiranës, Besnik Barajt, ish-kryetarit të PS-së për këtë bashki. Sipas tyre, është ai vetë shkaktari i humbjes së bashkisë së Tiranës, sepse ishte ai vetë që vendosi të rikandidojë dhe jo Besnik Baraj, që e zgjodhi atë për të rikandiduar.
Përfaqësues të këtij “komuniteti” të përzgjedhur nga Edi Rama për tju faturuar humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës, i kujtojnë kryetarit të tyre, se këmbëngulja e tij, është sa e pandershme, aq edhe joparimore, kur ai sipas fjalës së urtë “bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë”, kapet dhe mbahet pas Statutit të partisë, me qenë se e ka shkruar vetë dhe me qenë se nuk ka parashikuar asgjë, kur humbet dyfsih vetë.
Duke mos e fshehur pakënaqësinë e tyre, për standardet e dyfishta që aplikon Edi Rama për humbësit e zgjedhjeve, duke përjashtuar veten si kryehumbës, të pakënaqurit më të fundit, duke ju shtuar listës së deputetëve, të njohur si “zëra kundër”, te tentativa më e fundit e Edi Ramës, më shumë se sa pandershmëri apo mungesë parimesh e shohin si një sjellje arrogante të tij, për spastrimin e partisë nga zërat kundër në kongresin e 5 nëntorit, por edhe për “ta deleguar” humbjen e zgjedhjeve në nivele lokal me zgjedhjet brenda partisë në 25 tetor.