E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria të tërhiqet nga vendimet kundër vendorëve

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria ka ulur ndjeshëm investimet për Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha grandet që pretendon ajo se i ka dhënë kësaj bashkie, sipas Ramës janë vetëm gënjeshtra.

Kryebashkiaku i kryeqytetit ka kërkuar që buxheti për njësitë vendore të ndahet në bazë të kritereve bashkohore. “Buxheti për njësitë vendore të ndahen në bazë të kritereve bashkëkohore. Ti jepet fund kësaj praktike, sepse edhe së fundit qeveria e Sali Berishës gënjen se ka katërfishuar grandet ndaj Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës ka fituar dy herë më pak se sa ka marrë vite më parë”, theksoi Rama ndër të tjerash në fjalën e tij para pak momentesh.

Ai shtoi se kërkon nga qeveria të aplikojë taksa të ndara, ashtu sikurse ndodh në të gjitha vendet evropiane. “Kemi kërkuar të aplikojmë taksat e ndara ashtu sikurse e parashikon ligji. Nuk është faji im që këta njerëz që qeverisin nuk e dinë ligji, sepse jemi i vetmi vend në Evropë që nuk i kemi taksat të ndara”, vijoi Rama gjatë protestës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka kundërshtuar edhe tentativën e qeverisë për reduktimin e administratës së këtij institucioni vendor. Rama tha se stafi është selektuar dhe reduktuar në bazë të standardeve. Ai përmendi edhe punën e 2263 personave të punësuar në administratën e bashkisë. Rama ka paralajmëruar edhe gjatë ditës së nesërme protestë para bashkisë, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për taksat vendore.

Duke folur për ndryshimet mbi taksat vendore gjatë vitit të ardhshëm, Rama tha se më shumë se gjysma e bizneseve do të falimentojnë. “Më shumë se gjysma e bizneseve të vogla do të falimentojnë menjëherë nëse qeveria nuk do të tërhiqet për të përfshirë në TVSH këtë kategori biznesi gjatë janarit të vitit 2010”, tha më tej kryu i bashkisë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›