Gjana në Lezhë: Fund përmbytjeve të tokave
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana ka premtuar sërish se Lezha nuk do të ketë më përmbytje. Është e disata herë që banorëve të fshatrave ku përmbytjet shkaktojnë dëme të konsiderueshme u premtohet një gjë e tillë.
LEZHE - Një tjetër premtim i radhës nga qeveria, lidhur me eliminimin e përmbytjeve në rrethin e Lezhës pas atij të bere dy vjet me parë. Edhe pse me shume se 30 banesa në fshatin Barbulloj të Lezhës dhe rreth 400 të tjera në Fushëkuqe të Kurbinit u përmbytën nga reshjet e shiut në fillim të këtij muaji, Ministri i Bujqësisë dhe ushqimit Jemin Gjana ka paraqitur projektin më të fundit për rehabilitimin e plote të lumit Drin në Lezhë.
Vetëm një muaj më parë përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në fshatin Barbullojë. Permbytjet kanë shkaktuar deme te konsiderueshme ne te mbjella dhe ne disa shtepi, ndërsa nuk ka pasur asnjë interesim nga organet e qeverisjes vendore. Banore te ketij fshati jane tepër të indinjuar që situata përsëritet ndërkohë që kanë pasur premtimin e qeverisë se nuk do te kishte më përmbytje.
(O.Zh/ BalkanWeb)