Gjashtë kutitë e Lezhës, pezull në KQZ
BLEDAR HOTI
Në orën 4 të mëngjesit të ditës së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin për tërheqjen e kutive të votimit për gjashtë Qendrat e Votimit në Lezhë. Në mbledhjen e orëve të para të mëngjesit mësohet se shtatë anëtarët kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e tërheqjes së kutive të votimit për t’i numëruar në KQZ. Kjo ka hasur kundërshtimin e anëtarëve të majtë në KQZ, duke e cilësuar si të kundërligjshme. Vendimi për çështjen e tërheqjes së kutive të votimit për KZAZ-në 39 të Lezhës është marrë me katër vota pro vetëm të anëtarëve të djathtë në KQZ, Ristani, Zguri, Shtjefni dhe Osmanaj. Pas këtij vendimi janë nisur inspektorët e KQZ-së për të tërhequr kutitë e votimit për të realizuar tërheqjen e kutive të votimit nga ana KZAZ-ja e Lezhës. KQZ-ja në materialin e saj të paraqitur thekson se janë gjashtë qendra votimi, të cilat mbajnë peng rezultatin final të kësaj KZAZ-je, që i përket zonës së Kurbinit. Qendrat e Votimit janë me numër 0917, 0900, 0909, 0907, 0853 dhe 0902. Këto kuti votimi do të numërohen nga ana e KQZ-së. Në rezultatet paraprake rezultatet QV-të e numëruara nga kjo VNV rezulton se Partia Demokratike të ketë si subjekt 9205 vota, ndërsa Partia Socialiste të ketë 6175 vota. KQZ-ja deri në ora 02:00 nuk mori vendim ende se kur do të numëroheshin votat e 6 kutive të këtyre qendrave të votimit. Në ora 22:00, KQZ-ja kishte përgatitur një akt të sajin për të miratuar procedurën e numërimit të votave, për t’u realizuar në ditën e sotme më 2 korrik, por kjo vendimmarrje nuk u realizua. Gjatë ditës së djeshme, zona më problematike e Lezhës, e cila u zgjidh në orët e para të mëngjesit, ku komisionerët e së majtës nuk pranuan të numëronin 6 kutitë, u përfshinë edhe Bushati, Berati dhe Fieri. Në zonën e Bushatit që i përket KZAZ numër 41 të qarkut të Shkodrës, procesi i numërimit të votave ngeci për disa orë, për shkak të mos paraqitjes së komisionerëve. Në orën 8, KQZ-ja mori vendim për ndryshimin e komisionerët të PS-së për këtë KZAZ, duke bërë që procesi i numërimit të votave të realizohej një orë me vonesë. Kanë qenë katër KZAZ problematike, të cilat lidhen me vonesat në procesin e numërimit, por që janë zgjidhur. Problematike ka qenë mos numërimi i një kutie të votimit nga ana e KZAZ-së numër 1 në Berat. KQZ-ja mori vendim për të shqyrtuar kutinë e votimit të QV-së numër 3294 nga ana e KZAZ, pasi këtij shqyrtimi është mbyllur dhe procesi i numërimit të votave për këtë qark, duke e mbyllur të gjithë procesin. Në informacionin e orës 22:00 jepej që procesi i numërimit ka përfunduar në 42 KZAZ dhe se në Tiranë kanë mbërritur bazat materiale të 27 KZAZ-ve. Pjesë më e madhe e KZAZ-ve të dorëzuara në KQZ-së i takonte qarkut të Tiranës, i cili ka numrin më të madh të tyre. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, shprehu shqetësimin e tij se anëtarët socialiste nuk pranojnë që të firmosin tabelën e plotë të rezultateve të KZAZ-së numër 37 të qarkut të Lezhës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbyllë çështjen e numërimit të plotë të votave vetëm ditën e sotme. KQZ-ja pritet të vendosë përfundimisht edhe në lidhje me kutitë që do t’i numërojë ajo vetë si institucion, duke i dhënë fund këtij procesi të gjatë.
KZAZ e perfunduara
KZAZ nr. 3 Berat
KZAZ nr. 4 Berat
KZAZ nr. 6 Dibër
KZAZ nr. 14 Elbasan
KZAZ nr. 15 Elbasan
KZAZ nr. 21 Fier
KZAZ nr. 24 Fier
KZAZ nr. 26 Gjirokastër
KZAZ nr. 31 Korçë
KZAZ nr. 35 Kukës
KZAZ nr. 36 Kukës
KZAZ nr. 38 Lezhë
KZAZ nr. 39 Lezhë
KZAZ nr. 44 Shkodër
KZAZ nr. 45 Tiranë
KZAZ nr. 46 Tiranë
KZAZ nr. 47 Tiranë
KZAZ nr. 48 Tiranë
KZAZ nr. 51 Tiranë
KZAZ nr. 52 Tiranë
KZAZ nr. 53 Tiranë
KZAZ nr. 54 Tiranë
KZAZ nr. 55 Tiranë
KZAZ nr. 56 Tiranë
KZAZ nr. 57 Tiranë
KZAZ nr. 59 Tiranë
KZAZ nr. 66 Delvinë