Ne maj, kullotat kalojne te vendoret
Kreu i qeverise, Berisha, theksoi se brenda muajit maj do te mbyllet edhe procesi i kalimit te pyjeve dhe kullotave nga pushteti qendror tek ai lokal. Gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha tha se procesi i kalimit te transferimit te pronave, pyjeve dhe kullotave ne pronesi te njesive te qeverisjes vendore ka ecur me shpejtesi te admirueshme. Kryeministri kerkoi nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave qe ky proces te perfundoje brenda muajit maj te ketij viti. "Ky proces ka ecur me shpejtesi te admirueshme, por muaji maj eshte afati i fundit dhe brenda ketij muaji ky proces i rendesishem duhet te jete kompletuar", tha Kryeministri. Ne mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi vendimet per kalimin e pronave, pyjeve dhe kullotave ne pronesi te komunave Petrele, Lekbibaj, Shales, Bubq, Libofshe, Proger, Qender Bilisht, Kallmet, Vllahine.