Qeveria: Marreveshje per rruget dytesore
Qeveria miratoi dje parimisht edhe marreveshjen mes Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA) per projektin e rrugeve dytesore dhe vendore, me nje hua 12 milione SDR. Ky projekt eshte edhe ne perputhje me Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013. Projekti synon te ndertoje dhe te permiresoj rreth 1500 km rruge dytesore dhe lokale dhe sipas studimit te fizibilitetit te pergatitur me konsulencen e Bankes Boterore, kosto totale e tij parashikohet te arrije rreth 400 milione USD. Objektivi i projektit eshte te permiresoj perqasjen ndaj sherbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nepermjet sigurimit te rrugeve te pershkueshme gjate gjithe vitit per popullsine, duke perfshire shume permiresimin e sektoreve prioritare. Kjo ka qene dhe nje nga premtimet e hershme te Kryeministri Berisha per ndertimin e rrugeve dytesore.