Berisha: Gati trupat komando ne Cad
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha vecoi vendimin per miratimin ne parim te Marreveshjes ndermjet Shqiperise dhe BE-se per pjesemarrjen e vendit ne operacionin ushtarak te BE-se per menaxhimin e krizave ne Republiken e Cadit dhe Republiken e Afrikes Qendrore, te propozuar nga ministri i Mbrojtjes. Kryeministri u shpreh se Shqiperia zgjeron ne nje moment shume te rendesishem per te, pranine e saj ushtarake ne misionet paqeruajtese nderkombetare, ne nje vend me nje krize te thelle dhe me nje angazhim te madh nderkombetar per zgjidhjen e saj.
"Ne do te marrim pjese me nje njesi dhe mendoj se eshte nje vendim shume i drejte. Jane zhvilluar negociata prej disa muajsh dhe po ecet drejt konkretizimit te kesaj marreveshjeje", tha Berisha.
"Ne do te marrim pjese me nje njesi dhe mendoj se eshte nje vendim shume i drejte. Jane zhvilluar negociata prej disa muajsh dhe po ecet drejt konkretizimit te kesaj marreveshjeje", tha Berisha.