E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, gati kontratat per pese hidrocentrale te rinj

Qeveria miratoi dje ne mbledhjen e saj, kontratat e koncesionit me kompanite fituese te tendereve per ndertimin e 5 hidrocentraleve ne vend. Me propozim te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, u miratuan kontratat e koncesionit me shoqerine "Duka T2" sh.p.k per ndertimin e hidrocentralit te "Tucep 2". Po keshtu u miratuan kontratat edhe me shoqerite "K.I.S.I" sh.p.k per ndertimin e hidrocentralit "Kacni", "Mak Olimpik" sh.p.k per ndertimin e hidrocentralit "Stravaj" dhe "Adnain" per ndertimin e hidrocentraleve "Kabash 1" dhe "Kabash 2". Ndertimi i hidrocentraleve te vegjel dhe futja e tyre ne rrjetin energjetik te vendit, qe do te ndikonte jo vetem me rritjen e sasise se energjise, por dhe per pikat fundore te tij, per fuqizimin e sasise se energjise, ka qene per te gjitha qeverite ne qender te vemendjes. Miratimi i ligjit per energjine, vite me pare, por dhe ndryshimi i ketij ligji dy vjet me pare, percakton ne menyre te detajuar uljen e te gjitha tarifave doganore per pajisjet qe do te sherbejne per ndertimin e hidrocentraleve me kapacitet prej 2 MEGA-sh. Dhenia me koncesion e 75 hidrocentraleve te vegjel ekzistuese dhe miratimi i ndertimit te shume hidrocentraleve te tjera te vegjel, si dhe lehtesirat ligjore per marrjen ne koncesion ose ndertimin e tyre, ka sjelle dhe shtimin e interesit per kete sektor te rendesishem te burimit te energjise se paster, kur jane shfrytezuar deri me tani vetem 30 per qind te kapaciteteve hidrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›